Bisedoi ‘kokë më kokë’ më Ramën, Dash Sula për Report Tv: I ofrova disa dokumente për Portin e Durrësit që t’i verifikojë! Kontrata në disfavor për shtetin shqiptar

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula në një prononcim për Report Tv për projektin ndërtimit të Portit të Durrësit tha se kontrata është në disfavor të shtetit shqiptar. Sipas Sulës për gjithë investimin duhet të kishte transparencë.

'Kontrata është me kushte disfavorizuese për shtetin shqiptar. Ne nuk fitojmë por humbim. Në të vërtet aty investohet por fitojnë ato që bëjnë biznes dhe pasurohen. Por shteti shqiptar nuk fiton. Ne humbim dhe nuk fitojmë. Aty duhen miliardë euro, por kush i paguan i paguajnë qytetarët shqiptar. Bëhet fjalë për një vend me një vlerë. Në Serbi ka investuar tek një ish-uzinë e braktisur. Mos harroni që porti i Durrësit është një vend me shumë vlerë. Nëse do bëhej gjithë investimi do të kishte transparencë të plotë.’- tha Sula.

I pyetur për bisedën kokë më kokë në Kuvend me kreun e qeverisë shqiptare, Sula tha se i ofroi atij disa dokumente që ti shohë dhe verifikojë në lidhje me Portin e Durrësit.

‘I ofrova disa dokumente që t'i shohë dhe t'i verifikojë. Bëhet fjalë për Portin. Diskutimi ishte tepër normal asnjëlloj debati. Më shumë ishte sqarues. Ne kemi kundërshtuar po asnjëherë nuk kemi fyer. Kryeministri kujton se mund të flasë nga vendi për të sqaruar. Do duhet të verifikohen dhe dy dokumente.’- tha Sula.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:48
Sula në Kuvend: Kush do t’i paguajë paratë e transferimit të portit të Durrësit? Mund të kushtojë rreth 1 miliardë euro, dalim me humbje

 

Ndërkohë që debati për Projektin e Durrësit vijon që prej nisjes së seancës së sotme në Kuvend, deputeti i PD, Dashnor Sula tha në foltore se projekti do të sillte më shumë humbje për shtetin shqiptar krahasuar me fitimet.

Sipas tij, transferimi i portit do t’i kushtojë shtetit shqiptar rreth 1 miliardë euro ndërsa fitimet nga projekti do të ishin 300 milionë.

“Po kush do t’i paguajë këta paratë e transferimit të portit? Kujt do t’i merret tokë në atë port? Sa do kushtojë ky port që do transferohet atje? Bëhet fjalë për rreth 1 miliardë euro. Edhe sa do përfitojë qeveria shqiptare, rreth 300 milionë. Ngado ta rrotullojmë këtë ne dalim me humbje. Do punësohen punëtorë se aty do bëhen ndërtime për të cilat duhen punëtorë. Këtu kushtet e fitimit të investitorit janë shumë më të mëdha se ato të shtetit shqiptar”- u shpreh Sula.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Juventusi në garë, Cristian Shpendi në Torino për 4 milionë euro

Juventusi në garë, Cristian Shpendi në Torino për 4 milionë euro