Biskota krokante me bajame dhe kanellë
Përbërësit:
- 1 lugë gjelle kanellë
- 150 gr sheqer
- 115 gr bajame të prera trashë
- 110 ml vaj vegjetal
- 265 gr miell
- 1 lugë gjelle pluhur pjekës
- 1 majë luge kripë
- 2 vezë mesatare
- ½ lugë çaji vanilje pluhur
Përgatitja:
Ngrohni furrën në 170°C dhe piqni bajamet për 8 minuta. Në një pjatë përzieni 50 gr sheqer dhe ½ lugë gjelle kanellë. Në një tas tjetër përzieni miellin me pluhurin pjekës, kripën, vaniljen dhe pjesën tjetër të kanellës. Rrihni në mikser vezët, sheqerin e mbetur dhe vajin për 1 minutë. Shtoni përbërësit e thatë dhe përziejini në shpejtësi të ulët për 1 minutë. Shtoni bajamet dhe vendoseni brumin në frigorifer për 4 orë. Më pas ndajeni brumin në 2 role (rreth 20 cm të gjata). Rrotullojini në përzierjen sheqer-kanellë. Me një thikë me dhëmbëza bëni prerje të lehta sipër, pa i ndarë plotësisht, në feta rreth 1.5 cm të trasha. Piqini për 30 minuta, kthejini nga ana tjetër dhe vazhdoni pjekjen edhe 15 minuta. Nxirrini nga furra dhe lërini të ftohen pak, pritini sipas vijave të shënuara në feta dhe vendosini përsëri në furrë në 150°C për 20 minuta, duke i kthyer në mes të kohës.
Komente











