Biskota për mëngjes

Përbërësit:

  • 550 g miell 0la
  • 180 g sheqer
  • 80 ml vaj ulliri
  • 60 ml qumësht
  • 2 vezë Ovvital
  • 1 vanilje
  • 10 g fryrës për ëmbëlsira ose sodë
  • Pak kripë

Përgatitja:

Rrahim vezët me sheqerin dhe pak kripë për disa minuta. Shtojmë vajin, qumështin edhe vaniljen, e rrahim përsëri sa të bëhet një masë dhe në fund shtojmë miellin me fryrësin. E punojmë me duar derisa të bëhet brumë dhe i japim formë me duar pasi i kemi lyer me vaj. I kalojmë në sheqer dhe i vendosim në tavë me letër furre. I pjekim në furrë të parangrohur me 180 gradë sa të marrin pak ngjyrë.