Biskotat e Pashkës

Përbërësit:

  • 250 gr gjalpë i butë
  • 200 gr sheqer
  • 3 vezë (2 për brumin, 1 për lyerje)
  • 60 ml qumësht
  • 1 lugë çaji vanilje ose lëng portokalli
  • 1 lugë çaji pluhur pjekjeje
  • 1 lugë çaji sodë buke
  • 500-550 gr miell
  • Pak lëkurë portokalli për aromë

Përgatitja:

Rrahim gjalpin dhe sheqerin derisa të bëhet masë e lehtë dhe kremoze. Shtojmë vezët një nga një, pastaj qumështin dhe vaniljen (ose lëngun e portokallit). Përziejmë miellin, sodën dhe pluhurin  pjekës dhe e shtojmë gradualisht në masën e lagësht. Formojmë një brumë të butë, jo ngjitës dhe e lëmë të pushojë 20 minuta. Formojmë më pas biskotat në forma spirale, lakore, ose gërsheta të vogla. I vendosim në tavë me letër pjekjeje dhe lyejmë sipëfaqen me një vezë të rrahur. I pjekim biskotat në furrë në temperaturën 180°C për 15-20 minuta derisa të marrin ngjyrë të artë.