Bislim Ahmetaj: Grupimi i dhjetorit u mbyllën në zyrë sapo erdhi Basha në seli, shpërthyem njërën derë që të dilnim

TIRANË- Një prej anëtarëve të grupit të dhjetori, Bislim Ahmetaj është shprehur se ky grup nuk ka mundur do që të zhvillojë një mbledhje normale, pasi u mbyllën në zyrë sapo në seli mbërriti kryedemokrati Lulzim Basha.

Ai ka hedhur akuza në drejtim të Bashës duke thënë se zyrtarë të PD-së u kanë vënë drynin dyerve në seli që të ndalonin këtë grupim që ka mbështetur hapur Berishën, që të mblidhen. Madje thotë se iu desh që të shpërthente njërën prej tyre që të dilnin jashtë.

"Kisha thirrur kryesinë e grupimit të 90 në PD, sot u gjendëm para një ngjarje të ligë, të njerëzve të vegjël që kanë hyrë në këtë shtëpi të madhe, që i kishin mbyllur dyer, na i mbyllën dyert dhe na lanë brenda në zyrë, që nuk e kishin ndërruar bravën, por bravën e dy dyerve të tjera, ato që merren me shërbimin na thanë nuk dimë gjë, është diçka që e ul akoma më shumë atë minimum reputacionin që mund të ketë një njeri i zakonshëm, sapo ai u ngjit lart na u mbyll brenda dhe na mbylli në zyrën tonë të grupimit të '90, mbledhja e fundit ka qenë para një jave. Sot kishim një mbledhje për të përshëndetur Kuvendin e 11 dhjetorit dhe për të nisur fushatën e zgjedhjeve, besoj që kjo do të zgjasë deri sa të nisë referendumi, të qenies së mbajtjes së çelësa. Nuk do të ndodhë asnjë konflikt se vendos anëtarësia, ai është i shkarkuar thjesht ka çelësat. U mbyllën dera e jashtme, dhe ajo para jush, u detyruam që të shpërthenim njërën derë që të dilnin", tha Ahmetaj.

Grupimi i dhjetorit ka dalë hapur pro Sali Berishës dhe ishin pjesë e Kuvendit të 11 dhjetorit.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Teli: 13/12/2021 13:04

    Ky eshte rupi i hafijeve qe hane nen kurrizn e emerit te Azem hajdarit. Jane hafije te Saliut dhe ku i duhen Saliut behen kamikaze te tij. Keta kane lejuar perbaltjen e azemit per se gjalli dhe te vdekur. Turp te kene.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja