
Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, ka thënë se Kosova nuk ka hequr dorë nga marrëveshje finale me Serbinë. Bislimi në një konferencë për media sqaroi deklaratën e tij të para disa ditëve se “Kosova ka bërë lëshim që ka pranuar marrëveshjen bazë pa njohjen reciproke”.
Ai theksoi se pala kosovare ka bërë koncesion ndaj bashkësisë ndërkombëtare dhe jo ndaj Serbisë.
“Jo që kemi hequr nga marrëveshje finale, për arsye se plani franko-gjerman si fazë e ndërmjetme. Kryeministri e posedon një letër të pranuar nga zotëri Lajçak, që plani franko-gjerman siguron njohjen de-facto”, tha Bislimi.
Numri dy i qeverisë tha se plani franko-gjerman është marrëveshje drejt normalizimit.
“Mandati që ka zotëri Lajçak është që të negociojë apo lehtësojë një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë, në një marrëveshje ligjërisht obligative. Pamundësia e faktorit ndërkombëtar që ta detyrojë Serbinë të jetë konstruktive ka detyruar sjelljen e propozimit franko-gjerman. Domethënë ka qenë kërkesë e propozuesve që të futet një fazë e ndërmjetme dhe prandaj quhet “Marrëveshje drejt normalizimit”, e cila i ofron Kosovës njohje de facto por njohja de jure mbetet më vonë”, theksoi ai.
Lajmi kryesor:
Kurti akuza përfaqësuesve të BE: Lajçak e Borrell u pozicionuan kundër Kosovës, të japin llogari! Serbia s'ka bërë propozime, na sjellë një draft që e kemi refuzuar
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ndryshe nga biznesi i vogël profesionet e lira do të tatohen, si ju duket?
-
E drejtë
47.4%
-
E gabuar
45%
-
Nuk e di
7.7%
Vota total: 1881
Lajme të tjera
-
Kurti nga Zvicra: Në dialog jemi në të drejtën tonë, duhet t’i përmbahemi kornizës pa marrë detyrime të reja
22 Shtator, 19:24
-
Begaj i kërkon homologëve të Kenias, Botsvanës dhe Sudanit të Jugut, njohjen e Kosovës
22 Shtator, 16:43
-
Arrestimi i tre serbëve në Kosovë, Sveçla: Hedhja e granatës në veri shenjë revolte
22 Shtator, 11:51
-
Rikthehen tensionet në veri të Kosovës? Shpërthim në Mitrovicë
22 Shtator, 08:50
-
Akuzat e Kurtit për Lajçak, Escobar: I shqetësuar për mesazhet që vijnë nga Prishtina, nuk shoh njëanshmëri
22 Shtator, 08:10
-
Bajram Begaj në Asamblenë e OKB: Platformë unike për bashkëpunim global! Njihni pavarësinë e Kosovës
21 Shtator, 21:43
-
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Vuçiç akuza Perëndimit: Keni shkelur ligjin ndërkombëtar për Kosovën
21 Shtator, 20:45
-
Osmani: Biden dha garanci për mbështetje të vazhdueshme për Kosovën
21 Shtator, 18:41
-
BE: Asociacioni të nisë menjëherë, pa vonesa dhe kushte
21 Shtator, 17:59
-
Shqipëria dhe Kosova në BE më 2030, mes ëndrrës dhe demagogjisë?!
21 Shtator, 16:34
-
Kosovë/ Gati katër muaj pas sulmeve kundër KFOR-it në veri, çfarë po ndodh me hetimet?
21 Shtator, 14:49
-
Dialogu me Serbinë, Escobar: Kosova të ketë një qasje më pragamtike! Sulmet ndaj Lajçak të papranueshme, ai s'do largohet
21 Shtator, 07:43