Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të opozitës se nisma për mbylljen e pikave të basteve dhe operacionet masive kundër krimit ditët e fundit, u bënë për të tërhequr vëmendjen. Në një reagim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë e quan opozitën të dalë mendsh nga mllefi, ndërsa një mesazh ka edhe për ata të cilët propagandojnë nga studiot e televizioneve kundër mbylljes së pikave të basteve, të cilët i quan boxhozçinj kronikë.
Ndalimi i bixhozit & goditjet e rënda kundër krimit të organizuar, qenkan për të tërhequr vëmendjen. Vese vese kjo dynja, vesi vesit nuk i ngja. Bixhozçinj Kronikë nëpër pika bastesh. Shpifës Kronikë nëpër ekrane! Të parët të sëmurë nga skedinat të dytët të dalë mendsh nga mllefi.
Edi Rama, kryeministër
Opozita është treguar mosbesuese ndaj nismave të qeverisë si ajo për mbylljen e pikave të basteve apo dhe aksionet e ndërmarra ditët e fundit kundër krimit të organizuar. Jo më larg se një një ditë më parë, kryetari i PD, Lulzim Basha, i quajti arrestimet e policisë si "cironka" të cilët do lirohen, ndërsa "peshqit e mëdhenj" vijojnë të pashqetësuar aktivitetin e tyre.
Po mendsh ke dal ti o mjere qe po na le peshqesh telebingon e taivanin. Po ta mban ajo sum nese ke mbylli dhe ato.
PërgjigjuEd Rama go on
PërgjigjuKështu po. Hallall. Kështu vazhdo.
Përgjigju