Policia e Tiranës ka reaguar për zbulimin ‘shtëpisë së barit’ në Kashar. Policia njofton se ka arrestuar Xhevrije Sulaj, Shqipe Sulaj, Luan Sulaj, Ylli Sulaj, me lidhje familjare ndërmjet tyre për veprën penale kultivim të lëndëve narkotike si dhe dy punonjës të OSHEE-së Lutfi Bashën dhe Rifat Kuçin. Po ashtu u proceduan penalisht kryeplaku i fshatit.
‘Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:
- L. S., 44 vjeç, Y. S., 47 vjeç, Xh. S., 69 vjeçe, Sh. S., 38 vjeçe, të katërt banues në Tiranë, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike" kryer në bashkëpunim;
- L. B., 45 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë faturist pranë OSHEE-së, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës";
- R. K., 28 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë elektricist pranë OSHEE-së, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës".
Gjithashtu, u procedua penalisht kryeplaku i fshatit, shtetasi Z. V., 56 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".
Gjatë kontrollit të banesës së shtetases Xh. S., në katin e dytë dhe të tretë, shërbimet e Policisë evidentuan ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave. Në momentin e ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, është gjetur në banesë shtetasja Xh. S.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasit L. S., Y. S., dhe Sh. S, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë përshtatur banesën e shtetases Xh. S., për të kultivuar bimë narkotike.
Gjatë zhvillimit të operacionit janë sekuestruar 253 bimë kanabis të kultivuara në vazo, ushqyes elektrikë, llamba elektrike, freskuese dhe 6 aparate celulare.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.
Lajmi kryesor: