Koka e grupit kriminal të trafikut të kokainës është i arrestuari pak kohë më parë në Itali, Valentin Selaj (i fejuari i Viola Spiros), ndërsa dy të tjerët janë vëllezërit Parlind Selaj dhe Aleks Selaj, banues në Lezhë. Vëllezërit Selaj parate e fituara nga trafiku i droges dhe prostitucionit i kishin investuar duke ndertuar biznese ne Lezhe. Një ndër pasuritë e sekuestruara është edhe Hotel Adria në Lezhë, që sipas QKR-së, rezulton në emër të Aleks Selës.
15 pasuritë e vendosura në sekuestro
• 7 ambiente biznesi, me sipërfaqe rreth 1100 m2 si Hotel, Bar, Restorant;
• 4 ambiente banimi, me sipërfaqe rreth 1000 m2 (apartamente, vila);
• 4 parcela tokë arë, me sipërfaqe totale rreth 22900 m2;
• 9 automjete luksoze.
Grupi kriminal/ Vëllezërit Selaj
Valentin Selaj
Parlind Selaj
Aleks Selaj
Valentin Selaj është arrestuar nga policia e Firences në Itali pak muaj më parë, si drejtues i një grupi kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike, kokainë nga Amerika në Itali dhe shfrytëzimin për prostitucioni. Parlind Selaj, banues në Shëngjin është i arrestuar në vitin 2008 nga policia e Trentos në Itali si pjesëtar i një grupi kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike nga Holanda drejt Italisë, në kuadër të operacionit “Apuleio” dhe në vitin 2010 u dënua me 4.6 vite burg.
Hetimi për këtë grup kriminal, nisi pas arrestimit të Valentin Selajt në Itali. Në janar 2018, pas një hetimi disa mujor me metoda speciale të hetimit, në bashkëpunim me Prokurorinë u dokumentua veprimtaria kriminale dhe pasuritë e dyshuara se rrjedhin nga aktiviteti kriminal.
[gallery]25507[/gallery]
d.b/shqiptarja.com

VIDEO










