Bizneset afat për të shlyer borxhet
deri nesër, ose i ndërpritet energjia
Të gjithë bizneset konsumatorë të energjisë elektrike në zonat bregdetare që janë debitorë për faturat e prapambetura të papaguara ndaj OSHEE-së, brenda datës 10 korrik duhet të likujdojnë detyrimet, në të kundërt, nuk do të mund të kenë mundësi për t’u furnizuar me energji elektrike.
Të gjithë bizneset konsumatorë të energjisë elektrike në zonat bregdetare që janë debitorë për faturat e prapambetura të papaguara ndaj OSHEE-së, brenda datës 10 korrik duhet të likujdojnë detyrimet, në të kundërt, nuk do të mund të kenë mundësi për t’u furnizuar me energji elektrike.
Sipas burimeve të OSHEE-së, këto biznese nuk kanë afat më shumë edhe se 20 ditë për të paguar faturën paraardhëse, pasi nuk do të lejohen më që të krijojnë borxhe të reja.
Ndryshe nga bizneset, konsumatorët familjarë kanë afat deri më 15 korrik për të përfituar nga skema lehtësuese e pagesës së faturave të energjisë. “Pas kësaj date, nuk do të bëhet më asnjë tolerim”, thonë burimet e OSHEE-së.
Në periudhën maj-qershor pas inspektimeve, OSHEE deklaroi se rreth 70% e bizneseve sezonale që operojnë në zonat turistike nuk kishin shlyer faturat e energjisë elektrike, duke akumuluar rreth 2 miliardë lekë borxh ndaj shtetit.
Nga kontrollet ka rezultuar se kryesisht, këto biznese janë sezonale, cka e vështirëson më shumë mbledhjen e detyrimeve të prapambetura për energjinë elektrike të konsumuar, ndaj OSHEE është shprehur e vendosur se në rast të mos shlyerjes së faturave, ato nuk do të furnizohen me energji elektrike.
Në mes të muajit maj, OSHEE publikoi skemën lehtësuse për konsumatorët familjarë, prej së cilës, kanë përfituar falje në masën 80% të kamatëvonesave rreth 10 mijë abonentë, nga 170 mijë debitorë familjarë gjithsej.
Sipas të dhënave të OSHEE-së, në qershor, arkëtimet arritën vlerën 34.3 miliardë lekë, me 11.4 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e 2014-tës, ndërsa humbjet janë në nivelin 32.3%, nga 40.3% që ishin vjet në fund të qershorit. /ATSH/
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Shqipëria skualifikohet nga Euro 2024, a ju pëlqeu loja e Kombëtares
-
Po
78.1%
-
Jo
18%
-
Nuk e di
3.9%
Vota total: 4199
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjykatësi heq pjesërisht kufizimet ndaj zotit Trump në çështjen për falsifikimin e të dhënave të biznesit
26 Qershor, 07:49
-
Aksion blic te 'Myslym Shyri', sekuestrohet 1.1 kg kokainë, pranga 3 të rinjve! Agjenti i infiltruar i futi në grackë (EMRAT)
26 Qershor, 07:40
-
Priten reshje shiu, si parashikohet moti sot
26 Qershor, 07:22
-
Ka mundësi të përballeni me udhëtime të dobishme... horoskopi për sot
26 Qershor, 07:07
-
Operacion në zhvillim e sipër, SPAK 20 masa sigurie në lidhje me inceneratorin e Tiranës! Masa për kompanitë guaskë, dyshohet edhe për 2 të lidhur me median
25 Qershor, 23:48
-
Euro 2024/ Sllovenia barazon 0-0 me Anglinë, dy skuadrat kalojnë në 1/8! Danimarka dërgon Serbinë në shtëpi, 0-0 edhe në Munich
25 Qershor, 22:56
-
Debate në ‘Studio Live’ për vulën e PD, Karabina: E ndjekim deri në Strasburg, jemi alternativë! Dhuli: Basha u shkri politikisht
25 Qershor, 22:54
-
Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë 90 robër lufte, më i madhi midis dy vendeve
25 Qershor, 22:43
-
Ylli Pata: Pse Berisha caktoi protestën kombëtare më 11 korrik?
25 Qershor, 22:33
-
Arsyet e forta të lodhjes dhe depresionit gjatë verës, çfarë duhet të bëni
25 Qershor, 22:30
-
Italia bëri tifozët 'me zemër', Spalletti: Kështu e ka futbolli, besuam deri në fund
25 Qershor, 22:26
-
Skandali tek Onkologjiku/ 'Ka klane mjekësh', gazetari Muça: Marrin në qafë pacientët
25 Qershor, 22:22