Bizneset e reja në Shqipëri, me kostot më të larta në rajon

Një biznes i ri në Shqipëri paguan më shumë se vendet fqinje, në raport me të ardhurat mesatare për frymë. Këtë tregojnë të dhënat e një raporti të hollësishëm analitik të Bankës Botërore, pjesë e raportit “Doing Business”. Hapja e një biznesi në Shqipëri kushton sa 10.4% e të ardhurave mesatare për frymë, niveli i dytë më i lartë në rajon pas Bosnje-Hercegovinës. Kostoja për t'u lidhur në rrjetin elektrik është sa 491.4% e të ardhurave mesatare për frymë, niveli më i lartë në rajon. Edhe për regjistrimin e pronave, ndërmarrjet shqiptare paguajnë koston më të lartë në rajon.

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

OKB dënon shtypjen në Venezuelë dhe mungesën e transparencës