Bizneset, falen të gjitha gjobat para
2011, ja kush përfiton deri në 2014

Bizneset, falen të gjitha gjobat para<br />2011, ja kush përfiton deri në 2014
Të gjitha gjobat dhe kamatvonesat e vendosura ndaj bizneseve para datës 31 dhjetor 2010 do të falen.
 
Qeveria po përgatit një ligj të ri për faljen e gjobave, në mënyrë që të lehtësojë bizneset nga detyrimet tatimor. Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka konfirmuar se gjobat e vendosura para 2011-s, do të fshihen nga sistemi, pasi ligjit që do miratojë Këshillit i Ministrave.
 
Gjithashtu qeveria po përgatit një formulë të re për faljen e gjobave nga 1 janari 2011 deri në 31 dhjetor 2014. Vet Ministri i Financave ka thënë se përgjatë kësaj periudhe do të falen gjobat por jo detyrimet.
 
Kjo do të thotë se bizneset që kanë marrë gjoba përgjatë 2011-2014-s, duhet të paguajnë detyrimin në mënyrë që të falen gjoba bashkë me interesi. Nga kjo formulë do të përfitojnë të gjitha bizneset.
 
"Nga 2011-2014 nga nuk ka falje, por mundësi si lehtësi, paguaj detyrimin që të falet gjoba dhe interesi" thotë Ministri. 

Pas 31 dhjetorit 2014, qeveria do të falë vetëm gjobat e vendosura për mosdorëzimin në kohë të formularit ë punësuarave.
 
Ministri i Financave thekson se nuk do të ketë falje të të gjitha gjobave, por vetëm për një pjesë të tyre.
 
Fshirja e detyrimeve tatimore për një pjesë të bizneseve do të bëjë që rreth 24 miliardë lek të falen nga qeveria. Më herët Ministria e Financave ka rënë dakord edhe me Fondi Ndërkombëtar Monetar për ligjin i cili do të falë një pjesë të gjobave.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS