GJIROKASTËR - Bizneset në Qafën e Pazarit në zonën historike të Gjirokastrës, po shkojnë drejt falimentit. Alarmi ngrihet nga vetë tregtarët.
Ata thonë se muaji gusht që konsiderohet kulmi i sezonit turistik, për ta është shndërruar në sezonin më të dobët parë ndonjëherë.
Sipas tyre shkak janë bërë punimet në kalldrëmin karakteristik dhe situata e tensionuar politike, duke sjellë anulimin e prenotimeve nga grupet turistike të huaja.
"Na ka rënë goxha shumë puna. Është edhe kriza politike. Shumë e ngarkuar. Pas punimeve ndoshta do të dale diçka e bukur, por ngaqë kanë konçiduar bashkë me krizën në një kohë kanë dhënë ndikim tek ne. Turistët nuk mund të kalojnë nëpër gurë e nëpër llaçe. Ata duan vend të pastër e gjelbërim. Flas për dyqanin ti. Raporti me vjet është 10 herë më pak se vjet. Drejt falimentimit. Turistët që vijnë janë një orësh", shprehen tregtarët.
Ndonëse pritej që muajt korrik dhe gusht të shënonin një bum vizitorësh në qytetin e gurtë, këtë vit numri i tyre paraqitet në nivele më të ulëta krahasuar me një vit më parë.
Pse pune e quan ti mor derdimen te shitesh rraqe neper rruge e rrugica?!!......
PërgjigjuKeshtu thane edhe ata te lungomares ne vlore ne fillim. Pa ik pyeti tani pasi mbaroi.
PërgjigjuDuheshin mbaruar punimet para qershorit,,.///
Përgjigju