Biznesi 2011, kush janë
subjektet VIP, kryeson CEZ

Biznesi 2011, kush  janë <br />subjektet VIP, kryeson CEZ
Ndër dhjetë VIP-at e ekonomisë shqiptare për vitin e kaluar, gjashtë janë të huaj. Kjo del nga deklarimet e xhiros në Tatimet për vitin 2011, të kryer, sipas kërkesave të ligjit Për Procedurat Tatimore, çdo vit nga subjektet. Ndër to, pesë operojnë në fushën e hidrokarbureve, dy janë banka të nivelit të dytë, një është kompani telefonie celulare, një është në sektorin e hekurit dhe çelikut, por kompania me xhiro më të madhe mbetet edhe për këtë vit ajo e shpërndarjes së energjisë elektrike, me një xhiro të deklaruar prej 351 milionë eurosh, sipas kursit aktual zyrtar të këmbimit.

Sipas renditjes, në listën e dhjetë të parëve përsa u përket xhiros, CEZ pasohet nga Bankers Petroleum (naftë), Europetrol (naftë), Banka Kombëtare Tregtare (banka), Raiffeisen (banka), Kurum (metalurgjia e zezë), ARMO (naftë), Kastpetrol (naftë), Kastrati (naftë) dhe Vodafone (telefoni celulare). "Bechtel Enka", që në 2008-2009 mbizotëronte në renditjen e më të mëdhenjve, tashmë, me mbarimin e rrugës Durrës-Kukës, nuk ndodhet më në listën kryesore, duke rezultuar me një aktivitet tejet modest në 2011-n.

CEZ vazhdon të jetë kompania më e madhe në vend, sipas xhiros, me një qarkullim vjetor prej 48.5 miliardë lekësh, pothuajse në të njëjtin nivel me një vit më parë, por kompania del me humbje në bilancin vjetor. "Bankers Petroleum Albania", që ka marrë me koncension zona naftëmbajtëse në Patos Marinzë dhe Kuçovë, rezultoi kompania më e madhe eksportuese në vend, me një dyfishim të xhiros, në 39 miliardë lekë, duke u renditur sipërmarrja e dytë më e madhe në vend, pas CEZ-it, por edhe kjo pa asmnjë fitim, pasi, sipas drejtuesve të saj, i gjithë fluksi i parasë deri tani riinvestohet vazhdimisht në burimet e naftës. "Kurum International" shënoi rritje xhiroje me 50%, në 24.3 miliardë lekë, ndërkohë që edhe "Beralb", kompani eksportuese e mineraleve, e ka rritur me 50% xhiron në 2011-n, në 4.5 miliardë lekë. Në sektorin e fasonit, që përbënte 33% të totalit të eksporteve shqiptare në 2011-n, sipërmarrja më e madhe mbetet "Donianna", prodhuese e këpucëve, e cila, për vitin 2011, ka ruajtur të njëjtën xhiro si një vit më parë, prej rreth 3.1 miliardë lekësh.
Kompania më e madhe e importit të naftës në vend rezulton "Europetrol", që për të dytin vit radhazi është rritur me shpejtësi, duke realizuar një xhiro prej rreth 31 miliardë lekësh në fund të 2011-s, me rritje prej 50% në krahasim me vitin e kaluar, duke u renditur në kompaninë e tretë më të madhe në vend, sipas xhiros. Ndërkohë, ARMO, kompania prodhuese dhe importuese e naftës në vend, e ka trefishuar xhiron në 2011-n, në 22.4 miliardë lekë, duke u bërë kompania e dytë më e madhe e naftës në vend.

"Raiffeisen" vazhdon të mbetet banka më e madhe në vend përsa u përket aktiveve, ndërsa renditur sipas totalit të të ardhurave të sistemit bankar, është Banka Kombëtare Tregtare ajo që ka rezultuar më e madhja në 2011-n, sipas xhiros, për herë të parë në historinë e saj. BKT është rritur me ritme të larta, duke zgjeruar xhiron vjetore me rreth 84%, në 2011-n, në 29.42 miliardë lekë. Ndërkohë, pas marrjes së 46% të tregut të fluturimeve ajrore në vend, operatori kryesor i fluturimeve, "Belle Air" ka vijuar rritjen me ritme të larta, duke u renditur në kompaninë e 12 në vend, për sa i përket qarkullimit vjetor, me një rritje prej 35% në bazë vjetore në 14 miliardë lekë dhe me një dyfishim xhiroje krahasuar me 2008-ën.

(Shkrimi u botua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptajra.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet 2025/ Begaj: I kënaqur që faktori politik u përfshi si drejtpërdrejtë, ashtu dhe tërthorazi! Kthejini zgjedhjet e pranverës së ardhshme në histori suksesi

Zgjedhjet 2025/ Begaj: I kënaqur që faktori politik u përfshi si drejtpërdrejtë, ashtu dhe tërthorazi! Kthejini zgjedhjet e pranverës së ardhshme në histori suksesi