Biznesi i vogël,Rama-Braçe i
'vërsulen' Bashës:Taksë zero!
Deputeti:Ju shërben oligarkëve

Biznesi i vogël,Rama-Braçe i<br />'vërsulen' Bashës:Taksë zero!<br />Deputeti:Ju shërben oligarkëve<br /><br>
Biznesi i vogël ka hapur një debat të ri mes kundërshtarëve politikë. Vendosja e TVSH-së te biznesi i vogël është kundërshtuar dhe nga kryetari i PD, Lulzim Basha, i cili prej ditës së djeshme nisi takimet me përfaqësues të kësaj fushe. Pas akuzave të tij, reagoi deputeti socialist, Erjon Braçe, i cili tha se Basha iu shërben oligarkëve që kanë kapur ekonominë dhe nuk po mbron të vegjlit.

Menjëherë pas Braçes ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama, i cili përdor sqarimin e deputetit të PS si kundërpërgjigje ndaj kryedemokratit. Në “Facebook”, kryeministri shkruan se Braçe është një zë që kurrë nuk i ka tradhtuar interesat e më të dobtëve.

Postimi i plotë i Ramës:
Erion Braçe është padiskutim një zë që kurrë nuk i ka tradhtuar interesat e më të dobtëve. Ja sa thjesht e shpjegon, kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë e Financave, thelbin e qëllimit tonë në shtrirjen e regjimit të TVSH-së edhe tek biznesi i vogël, ndërkohë që opozitat janë bërë Front i Mbrojtjes së Informalitetit të Biznesit të Madh, duke gënjyer e propaganduar broçkulla, për të përhapur panik tek biznesi i vogël dhe aktruar rolin e mbrojtësit të të vegjëlve:

“Lulzim Basha po u shërben oligarkëve qe kane kapur ekonominë ne këtë vend! Propozimi i tij për një prag unik në 12 milion lekë (të reja) xhiro në vit, nuk i çliron të vegjëlit nga frika e pragut aktual që i shtrëngon të mos “i bien kasës”.

Jo! Nuk bëhet fare fjalë për këta “te vegjël”, kur flitet për evazionin në skemën e TVSH. Bëhet fjalë për ata të mëdhenj që kanë krijuar të vegjëlit e tyre në letër, apo ata “të vegjël” në letër që janë thuajse prej vitesh të mëdhenj.

Pragu i Lulzim Bashës në 12 milion, i krijon gjithë këtij rreshti të madh të evazionit, mundësinë e artë të mos marrin nipte e as të fshihen mundimshëm pas nipteve sekondare, por të krijojnë fiktivisht biznese të tjera “te vogla”, që do kenë një xhiro deri në 12 milion. Kjo është skema që po kërkojnë oligarkët dhe Lulzim Basha po lobon në emër të tyre, duke përdorur të vegjëlit”.

Më qartë se kaq nuk ka! Taksa e biznesit të vogël do të mbetet zero. Çmimet nuk ka asnjë arsye të rriten për shkak të regjimit të ri të TVSH-së në biznesin e vogël. Skema po axhustohet edhe në bazë të konsultimeve me biznesin e vogël e me ekspertët vendas e të huaj. Vitin tjetër do kemi jo vetëm më shumë të ardhura, po edhe më shumë rend ligjor e konkurrencë të ndershme në ekonomi.

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

U kap gjatë natës në Skrapar, kush është 27-vjeçari i arrestuar për shtëpi bari në Angli dhe i deportuar në Shqipëri në vitin 2023

U kap gjatë natës në Skrapar, kush është 27-vjeçari i arrestuar për shtëpi bari në Angli dhe i deportuar në Shqipëri në vitin 2023