Biznesi- Thjeshtohen proçedurat për marrjen e autorizimeve të ndryshme

/ATSH/- Komuniteti i biznesit do të ketë proçedurë më të thjeshtë për marrjen e autorizimeve të ndryshme.

Ndryshimet ligjore që u diskutuan sot në komisionin parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese, do të  bëjnë të mundur që të kufizohen institucionet dhe një pjesë e konsiderueshme e tyre të jepen nga Qëndra Kombëtare e Licencimit.

Aktualisht nga institucione të ndryshme jepen 61 autorizime për zhvillimin e aktiviteteve në fusha të ndryshme. Por deputeti i PD-së, Helidon Bushati, u shpreh se Ministria e Zhvillimit Ekonomik po kthehet në një "one stop shop" vetëm për dhënien e koncensioneve.

Vetëm pak ditë më parë, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj, bëri të ditur se dikasteri që ai drejton po ndërmerr nisma të reja ligjore për të përmirësuar klimën e të bërit biznes në Shqipëri.

Sipas tij, kjo do të fokusohet kryesisht në thjeshtimin e procedurave dhe eleminimin e burokracive administrative. 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Makina plagos të miturin në Lungomare