Biznesi, ushqimet dhe shtëpitë
propozimet e LSI për buxhetin

Biznesi, ushqimet dhe shtëpitë<br />propozimet e LSI për buxhetin<br>
Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar në Kuvend amendamentet për buxhetin e 2018. LSI ka propozuar amendimin e ligjit për taksën mbi pronën duke propozuar që për shtëpinë e parë, ku qytetari është rezident të mos paguhet taksë.

Propozimet e tjera lidhen me uljen e TVSH për ushqimet bazë dhe pragun përjashtues për biznesin e vogël për skemën e TVSH-së.

Propozimet e LSI “Taksa e banesës së parë të jetë 0 dhe 0.05% për banesën e dytë dhe më shumë të mbetet propozimi i qeverisë .

TVSH për ushqimet bazë të shportës të ulet nga 20% në 5%. Pragu përjashtues për biznesin e vogël për skemën e TVSH-së, të mbetet në nivelin 5 milionë lekë të reja, jo të ulet në 2 milionë siç ka propozuar qeveria”.

Nesër në seancë plenare do të diskutohet në parim buxheti për 2018.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ 'Ata bëjnë gjithçka sepse nuk duan që ajo të jetë kampione', flet babai i boksieres Imane Khelif

Paris 2024/ 'Ata bëjnë gjithçka sepse nuk duan që ajo të jetë kampione', flet babai i boksieres Imane Khelif