Biznesi vlerëson lehtësimin e procedurave doganore dhe shkurtimin e kohës
Genti Gazheli, drejtor i Doganave
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, zhvilloi një takim me përfaqësuesit e Shoqatës të Sektorit Manifakturë e Veshjeve dhe të Këpucëve.
Gazheli shprehu angazhimin maksimal të Administratës Doganore për të diskutuar në mënyrë të hapur dhe të drejtëpëdrejtë problematikat e biznesit në lidhje me proçedurat doganore.
"Gjatë viteve të fundit, administrata doganore është udhëhequr nga parimi i trasparencës dhe përgjegjshmërisë në raport me bizneset dhe qytetarët, në funksion të objektivave të saj, jo vetëm për mbledhjen e të ardhurave, por sidomos lehtësimin e procedurave dhe mbrojtjen e tregtisë së ligjshme dhe të ndershme", tha Gazheli.
Ai theksoi se informatizimi i procedurave dhe formaliteteve doganore, aplikimet online, veçanërisht përgjatë dy viteve të fundit, kanë lehtësuar aktivitetin prodhues, importues dhe (ri)eksportues të bizneseve të sektorit.
Ndërsa përfaqësuesit e "Proeksport", u shprehen mjaft pozitivisht mbi marrëdhien e re bashkëpunuese dhe korrekte që tashmë është vendosur me ADSH.
"Nëse para disa viteve kishte një mal me probleme dhe bëhej një libër me ankesa, ndërkohe tani nga anketa e të gjithë anëtarëve janë dy-tre ankesa. Aktualisht shkurtimi i kohës së shërbimeve dhe marrjes së autorizimeve brenda ditës, është një proces që as e kishim menduar ndonjëherë", u shpreh Florian Zekja, kordinator i Proeksport.
Ekspertët e Doganave dhe përfaqesuesit e Proeksport, gjatë këtij takimi u fokusuan në zgjidhjen e problematikave që do të ndihmonin në kryerjen e veprimtarisë së kompanive prodhuese të veshjeve dhe këpucëve.
M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.5%
-
I keq
22%
-
As i mirë as i keq
33.5%
Vota total: 1298
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dyshohet se 800 tonë mbetje toksike u nisën nga Porti i Durrësit drejt Tajlandës, anija fik sinjalin! 'Doganat': Po bashkëpunojmë me OLAF për ta lokalizuar
12 Gusht, 22:17
-
Të ardhurat nga doganat për korrikun 25 milionë euro më shumë se vjet, rritet konsumi produkteve të akcizës
1 Gusht, 12:07
-
Flukset në pikat e kalimit kufitar, drejtori i Doganave Gazheli në terren! Inspektim në Muriqan, 17 mijë qytetarë kaluan në 24 orë
20 Korrik, 17:34
-
Doganat, 1.1 miliardë euro për 6-mujorin, rritet konsumi i mallrave të akcizës
2 Korrik, 14:17
-
Shërbimin e markimit dhe monitorimit të karburanteve do e bëjë shteti, Konfindustria: duhet të hiqet tarifa, kosto për qytetarët
14 Qershor, 11:15
-
Gazheli në Romë, rinis bashkëpunimi doganor Itali – Shqipëri
25 Janar, 14:08
-
Fluksi në rritje në pikat kufitare për festat e fundvitit, Gazheli takim me kryetarët e Degëve Doganore, kërkon angazhim të shtuar
23 Dhjetor 2023, 10:25
-
FMN me Doganat: Përputhshmërinë me kërkesat e sistemeve të BE-së në rrugën e duhur
14 Shtator 2023, 13:03
-
Lufta ndaj informalitetit rrit zhdoganimet e cigareve me 64% në janar 2023
22 Mars 2023, 16:03
-
Eksportuesit italianë zbarkojnë javën e ardhshme në Tiranë! Vlerësohet roli i Drejtorisë së Doganave, lehtësimi i procedurave doganore ka rritur shkëmbimet
20 Mars 2023, 13:01
-
Rënia e industrisë së qumështit, tregu po zëvendësohet nga importet, rriten me 9% në janar-shkurt
6 Mars 2023, 07:15
-
Industria vendase zhvendoset drejt gazit, rritet konsumi në 2022
26 Dhjetor 2022, 07:28