Biznesmenët nuk dëshmojnë ndaj
Shullazit, refuzojnë fletë-thirrjet

Biznesmenët nuk dëshmojnë ndaj<br />Shullazit, refuzojnë fletë-thirrjet
Nëpërmjet një shkrese të 22 shkurtit 2016, firmosur nga drejtuesi aktual i Prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj, lihen një sërë detyrash hetimore, për oficerin e Policisë Gjyqësore me inicialet P.Gj, duke i kërkuar këtij të fundit që të identifikojë dhe të hyjë në kontakt për t'i marrë në pyetje biznesmenët që mendohet se janë gjobitur nga anëtarët e grupit të Emiljano Shullazit dhe persona të tjerë në Durrës.
 
Oficeri i policisë i ngarkuar me këto detyra ka komunikuar me tre biznesmenë, por në fakt asnjëri prej tyre nuk ka pranuar të flasë rreth kësaj çështje, duke bërë që momentalisht në prokurori të mos ketë asnjë nga dëshmitë të tyre.
 
Tre biznesmenët kanë refuzuar të dëshmojnë duke pohuar se nuk kanë asnjë njohje me Shullazin dhe se nuk janë gjobitur prej tij.
 
Momentalisht në prokurori ndodhet vetëm dëshmia e biznesmenit të basteve sportive në internet Jani Zaka dhe Mitri Priftit një noter në Durrës, që është djali i dajës së Zakas.

jani zaka
(Jani Zaka)

mitro prifti
 
Të dy këta persona janë ripyetur për mënyrën e parkingut dhe se ka dhënë edhe përshkrimin e vendit ku ata pretendojnë se kanë takuar Emiljano Shullazin.
 
Momentalisht dëshmitë e tyre janë të vetmet prova kundër Emiljano dhe Blerim Shullazit.
 
Kjo dëshmi është kontestuar fort nga avokatët mbrojtës në gjykatë, por megjithatë Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e arrestit në burg për tre të arrestuarit nga policia e Tiranës.
 
Njëherësh Krimet e Rënda, kanë lënë detyra për të ndjekur të gjithë praktikën ligjore në hipotekën e Durrësit, “Parku Sportiv” dhe Ish-hotel Vollga.
 
Për këto pasuri prokuroria ka lënë detyrë të pyetjes së kryeregjistruesit të Durrësit me inicialet J.Ç.
 
Më tej detyra të posaçme për hetimin e grupit të Shullazit lihen dhe për mundësinë e trafikut të drogës. Ku në këtë drejtim, prokuroria kërkon të marrë të dhëna nga policia dhe SHISH.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Vrasja e Eduart Reçit! Ky është oficeri i policisë, akuzohet se qëlloi biznesmenin e ndërtimit! Arrestohet dhe i vëllai

FOTO/ Vrasja e Eduart Reçit! Ky është oficeri i policisë, akuzohet se qëlloi biznesmenin e ndërtimit! Arrestohet dhe i vëllai