TIRANË- Disa biznesmenë italianë kanë dalë në protestë përpara Ambasadës Italiane në Tiranë ku kërkojnë dëmshpërblim për dëmet që u janë shkaktuar në vitin 1997.
Me pankarta të afishuara në rrugë, ata shprehen se janë diskriminuar nga pjesa tjetër e investitorëve, si ato shqiptar dhe grekë, pasi këto të fundit i kanë marrë dëmshpërblimet. Gjithashtu, ato deklarojnë se disa propozimet e tyre, të cilat synojnë të "frenojnë" largimin e shqiptarëve nga vendi janë injoruar nga Ambasada Italiane
Gazetari i Report Tv, Elis Memelli raporton se ato i kanë propozuar qeverisë italiane për të financuar nëpërmjet kooperacionit 3 projekte, specifikisht një në Baldushk për mbledhjen e qumështit të lopës, për të ndihmuar fshatarët e zonës, një tjetër për rritjen e patave dhe rosave dhe projekti i tretë është në Velipojë dhe Torovica. Aty synohet se në 5000 ha tokë të dhurojnë 10 traktorë për të ndihmuar familjet e kësaj zone. Por ato theksojnë se këto tre projekte janë injoruar nga autoritete italiane.
Nisur nga kjo paralajmërojnë se do të protestojnë rregullisht në muajin shtator, çdo të martë dhe të enjte nga ora 09:00-11:00.
Mos u merakosni biznesmene ne shqiperi se ambasada italiane interesin e italise po ben Duhet krah i ri pune ne itali dhe qellimi po arrihet Ajo qe me habit si eshte e mundur qe qeveria shqiptare eshte kunder nje pike bledhse te qumshit apo kan hall se u prishet monopoli efendikove
Përgjigju