Kreu i kësaj skeme është Sokol Lami, i cili është shpallur në kërkim nga Policia. Nga dëshmitë e biznesmenëve të arrestuar ka rezultuar se Lami i ka kontaktuar duke i mashtruar se do u gjente punë. Sokol Lami u ka marrë dokumentet e identifikimit dhe i ka çuar para një noteri për të firmosur prokura. Më pas në emrin e tyre ka regjistruar biznese. Disa nga të arrestuarit kanë qenë në punët e tyre, ku njëri prej tyre merrej me shitjen e bananeve në rrugë.
Më pas Sokol Lami plotësonte faturat e TVSH-së ne emër të biznesmenëve, sikur kishin kryer blerje të ndryshme me njëri-tjetrin, por në realitet nuk kishin bërë asnjë shkëmbim tregtar. Më faturat fiktive, ai i dorëzonte te Drejtoria e Tatimeve ku merrnin rimbursimin prej 20% të TVSH-së për ccdo blerje që kishin kryer.
Deri më tani janë arrestuar Dhimitraq Çelo -Shkelqim Hasani -Bujar Murataj -Ruzhdi Murataj -Indrit Sulaj dhe -Nevruz Lami si dhe 5 biznesmenët të tjerë janë shpallur në kërkim. Më shumë se 50 subjekte kishin krijuar këta 11 biznesmenë vitet e fundit.
Urdhrat e arrestit për 6 biznesmenët janë ekzekutuar në orën 18:30 të së mërkurës në një operacion të koduar “Situacioni”. Policia po punon edhe për arrestimin e 5 biznesmenëve të tjerë, të cilët janë shpallur në kërkim. Kreu i kësaj skeme mashtruese Sokol Lami është arrestuar edhe para 2-3 viteve nga krimi ekonomik, por për një skeme mashtrimi.
Të arrestuar deri tani;
-Dhimitraq Çelo, 23 vjeç, lindur në Gjirokaster dhe banues në Tiranë
-Shkelqim Hasani , 50 vjeç, lindur në Gramsh banues në Tiranë
-Bujar Murataj , 31 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë
-Ruzhdi Murataj , 60 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë
-Indrit Sulaj, 30 vjeç lindur dhe banues në Tiranë
-Nevruz Lami , 36 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë
Në kërkim janë;
B.Gj
M.M
A.B
S.K
E. Sh 
(Ekzekutimi i urdhëarrestit për 6 biznesmenë)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

VIDEO








