​Një krim pasioni ka tronditur Kavajën paraditen e kësaj të hëne. Një 65-vjeçar ka vrarë të dashurën e tij 29-vjeçare, ndërsa më pas i ka dhënë fund jetës me armë pistoletë "TT". 

Sokrat Vasil Shani, lindur dhe banues në Krutje e Sipërme të Lushnjës ka mbytur të dashurën e tij 36 vjet më të re, Jonida Çanaku, banuese në fshatin Kryekuq Divjakë. 

Pas këtij momenti, në kushte të rënda psiqike, i moshuari i ka kryer vetëvrasje.
 
Menjëherë në vendin e ngjarjes shkuan punonjësit e policisë së Lushnjes dhe nga këqyrja e vendit të ngjarjes, u vlerësua situata dhe si pasojë e një hetimi profesional u gjet një letër ku shkruhej një adresë dhe një emër në Golem të Kavajës.
 
Për këtë u bashkëpunua me komisariatin e policisë Kavajë dhe gjatë kontrollit të kësaj banese, në njërën nga dhomat e saj u gjend e vdekur dhe me shenja dhune, Jonida Çanaku, 29 vjeç, banuese në fshatin Kryekuq Divjakë, shtëpiake.
 
Sipas deklarimit të familjarëve, ajo ka dy ditë e larguar nga banesa dhe u ka thënë se do të shkonte te tezja. Mësohet se 65-vjeçari e ka mbajtur të dashurën te shtëpia e motrës së tij në Golëm, Kavajë. 
 
Nga këqyrja e të dyja vendngjarjeve dhe të gjitha provat e mbledhura paraprakisht, rezulton se Sokrat Shani është autor i vrasjes së Jonida Çanakut, me të cilën shoqërohej kohët e fundit, dhe më pas ka vrarë veten.

Të afërm të dy viktimave kanë pohuar se ata ishin në një lidhje prej 3 vitesh. 


(Video nga vendngjarja i krimit) 

viktima femer
(Në foto: viktima Jonida Çanaku)

viktima femer
(Letra që la 65 vjeçari pasi vrau të dashurën)

sokrati
(Në foto 65 vjeçari Sokrat Shani)