TIRANË - Biznesmeni Piro Bare ndodhet aktualisht jashtë Shqipërisë, ndërsa deklaron për A1 Report se ja ka lënë drejtësisë të zbardhë çfarë ishte gatuar kundër tij dhe të ndëshkojë autorët.
 
Redaksia e A1 Report ka kontaktuar në telefon me biznemenin Piro Bare, i cili sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka qenë objekt i një plani për eleminimin fizik, por që atentati u parandalua para se të kryehej.
 
Bare ka deklaruar se është jashtë vendit, dhe se nuk mundej të jepte informacione të tjera, dhe kishte besim dhe ja kishte lënë drejtësisë në dorë të sqaronte dhe vinte para ligjit autorët.
 
Konflikti midis Ilir Karçinit dhe Piro Bare për shkarkimin e anijeve me gaz të lëngshëm për djegie nga Primagas e Karçinit në 11 prill 2012 ka përfunduar në autoritenin e konkurencës.
 
Karçini paditi Baren tek ky autoret se pa të drejtë nuk lejonte kompanitë Primagas dhe Mareoil të shkarkonin anijet në Durrës duke I detyruar të zbrazeshin në Vlorë, duke I rritur kostot kompanisë së Karçinit që edhe pse fitoi mbi padinë nuk arriti të shmangë konfliktin me Baren.
 
Në këtë pikë autoriteti I konkurencës vendos se shoqëritë Romano Port kishte abuzuar në tregun e shërbimit të shkarkimit të gazit, por në këto dy vjet, të dy biznesmenët kishin shtuar përplasjet me njëri-tjetrin.
 
Redaksia online
(gxh/ac/shqiptarja.com)