Biznesmeni i huaj: Hoqa nga puna 
80 punonjës, Rama: Je bërë shqipta

Biznesmeni i huaj: Hoqa nga puna <br />80 punonjës, Rama: Je bërë shqipta
Një biznesmen i huaj i sektorit minerar, i pranishëm në konferencën "Reforma në Ekonomi dhe Klima e Biznesit”, ka polemizuar me kryeministrin Edi Rama lidhur me efektet e paketës fiskale.
 
Ai u shpreh se prej taksës progresive është detyruar të shkarkojë nga puna 80 punonjës. "Unë jam Patriku dhe kam një kompani bitumi në Selenicë. Në paketën e parë fiskale unë kam pasur një shqetësim dhe i kam dërguar letër ish ­ministrit të Financave Shkëlqim Cani dhe ministrit aktual Arben Ahmetaj dhe shumë të tjerëve se ajo paketë nuk duhet të kalonte sepse do të dëmtonte biznesit. Por ajo që ndodhi ishte se paketa u miratua dhe unë u detyrova të heq nga puna 80 persona", tha ai.
 
Nga ana tjetër, e menjëhershme ishte përgjigja e kryeministrit Rama. "Patrik je bërë shumë shqiptar. Kjo ka kaluar tani vërtet do ta tregosh këtë histori? Është rregulluar kjo me paketën fiskale të korrikut", tha Rama.
 
Ndërsa biznesmeni replikoi sërish duke kërkuar që të merren masa ndaj hartuesve të paketës fiskale. "Po, por ju nuk keni marrë masa për personin që e hartoi Paketën Fiskale. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi për dëmin ndaj biznesit", tha ai. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Hamas dhe Fatah, marrëveshje në Pekin për qeveri pajtimi! Angazhim pas luftës në gaza

Hamas dhe Fatah, marrëveshje në Pekin për qeveri pajtimi! Angazhim pas luftës në gaza