Maks Haxhia, avokati i biznesmenit Ergys Agasi është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) për të tërhequr një dokument për klientin e tij.
Për mediat Haxhia u shpreh se Ergys Agasi, i cili është shpallur në kërkim nga SPAK për veprat penale “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Heqje e paligjshme e lirisë”, ndodhet jashtë shteti duke lidhur një kontatë biznesi.
Haxhia tha se sapo Agasi të rikthehet në Shqipëri, ai do të paraqitet në SPAK për tu përballur më drejtësinë. Në kuadër të kësaj, avokati u shpreh se në dosjen e SPAK nuk ka asnjë provë që vërteton lidhjet e Agasit me fushën e tenderave të AKSHI-t apo me rrëmbimin e një personi, referuar biznesmenit Gerond Meçe.
“Është jashtë shtetit duke lidhur një marrëveshje biznesi. Patjetër që do të vetëdorëzohet, kur të kthehet do mbajë qëndrimin për t’u përballur me drejtësinë.
SPAK e komprometon, nxjerrja e të dhënave të dosjes komprometon, konkluzionin e nxjerr politika dhe opozita.
Kur nuk është politikan çlidhje ka ai me emërime? SPAK thotë ato që do SPAK, por jo ato që janë në realitet dhe prova, nuk ka asnjë provë që Agasi të jetë marrë me fushën e tenderave, por as nuk njihet me personin”, tha Haxhia.
Lajmi në përditësim...
Komente












Po patjeter qe ti do ishe avokati i Agasit, nuk prisnim ndonje tjeter te na qartësonte. Se edhe ti do jesh filmuar aty te zyra duke bere plane me " seren e larte" se si te vjedhesh e shkatërrosh jete njerëzish.
PërgjigjuKy esht dhe I cunave nga shkozeti