Biznesmeni serb jep 1 mln $ për
autorin e dronit: E dua të gjallë!

Biznesmeni serb jep 1 mln $ për<br />autorin e dronit: E dua të gjallë!
Urrejtja mes shqiptarëve dhe serbëve është më e madhe se kurrë edhe pse nga dita e ngritjes së dronit në Beograd ka kaluar më shumë se një muaj.

Kështu një biznesmen serb që jeton në Chicago të SHBA-ve raportohet se ka ofruar 1 milion dollarë mafies së famshme siciliane për kokën e shqiptarit Ballist Morinës, i cili më 14 tetor ngriti dronin me simbole kombëtare mbi stadiumin Partizani të Beogradit, shkruan portali serb "Alo".

Serbi kërkon që italianët të kapin Ismail Morinën dhe ta dorëzojnë tek njerëzit e tij në Chicago të gjallë. Sipas "Alo", familja e biznesmenit serb ka emigruar nga Serbia gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ismail Morina është kthyer në idhullin e miliona shqiptarëve në mbarë trevat shqiptare dhe botë për kryeveprën që realizoi mbi stadiumin e Partizanit të Beogradit në ndeshjen Serbi-Shqipëri.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Edhe 100 Leo'! Shënoi për Kombëtaren, kujt ia dedikoi golin Asllani

'Edhe 100 Leo'! Shënoi për Kombëtaren, kujt ia dedikoi golin Asllani