B-ja që zëvëndësoi Berishën
Seanca parlamentare, 15 janar 2024
Nisja e sezonit të ri parlamentar ishte, ashtu siç viti që u la pas, në mënyrën më të keqe të mundshme. Risia e mosqënies së Berishës aty, ngujuar me vendim gjykate në arrest shtëpie, gjë që kishte sjellë në Kuvend dhe disa ambasadorë perëndimorë, nuk pati asnjë efekt.
Kjo pasi ai grupim opozitar i llojit berishist zgjodhi sërish reagimin kaotik, udhëhequr nga një prej figurave më pak ose aspak imponuese në politikën shqiptare, Gazmend Bardhi. Ky i fundit, në rolin e zëvëndësit të Berishës, udhëhoqi deputetët berishistë drejt bllokimit të seancës, duke pamundësuar një fjalim të Presidentit Begaj, i cili do i kushtohej sesionit të ri parlamentar. Pra, fjalimi u anollua dhe kreu i shtetit do e mbajë atë në Presidencë.
“Presidenti nuk ka ardhur në sesionet e tjera për t’ju drejtuar ligjvënësve dhe qytetarëve në seancën hapëse. Ky akt ishte një provokim i ulët i Presidentit të Republikës“, do thoshte varfërisht Bardhi papara medias.
Kësaj here, kërkesa e grupimit të Berishës ishte heqja e Gardës, por kryeparlamentarja Nikolla tha se kjo do të ndodhte nëse deputetët bllokues të foltores së Kuvendit ulen në vendin e tyre. Kjo nuk ndodhi dhe kësisoj, pati një shfaqje të vjetër në vitin e ri politik.
Protagonisti i saj, Gazmend Bardhi, një protagonist politik pa ndonjë vlerë politike në vetëvete, vijon të prodhojë lajme politike por jo politikë, aq më pak të admirueshme apo me kualitet imponues, duke kontribuuar kështu, me patalentin politik e kotësinë politike, në degradimin e pandalshëm të opozitës.
Dhe ajo çfarë ndodhte me Bardhin dhe deputetët berishistë, ndiqej qetësisht nga Basha, ulur në vendin e tij, si drejtuesi i asaj që konsderohet PD zyrtare, por gjithashtu me një paaftësi edhe të lindur për t’u faktorizuar imponueshëm, në radhë të parë përballë grupimit të Berishës e më pas ndaj vetë qeverisë.
Megjithatë, edhe ai foli para medias jashtw sallës së Kuvendit, duke thënë, pa asnjë tërheqje ligjërimore dhe krejt shabllon se “interesat e qeverisë nuk janë normaliteti politik, llogaridhënia dhe mbajtja e përgjegjësisë por vazhdimi i teatrit me skenarë dhe regji të Edi Ramës që pamundëson zërin e opozitës”. /tesheshi.com/
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
36%
-
Jo
55.6%
-
Nuk e di
8.5%
Vota total: 520
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet 2025/ Bardhi: Betejë për jetë a vdekje! Në Kuvend, gratë deputete shpesh herë më shumë luftarake se burrat
23 Nëntor, 14:08
-
Dosja Partizani/ Berisha 326 ditë 'burg' në shtëpi, Bardhi i del në krah, i kërkon GJKKO-së: Hiqni 'arrestin shtëpiak'! Kryetari i PD-së mbrojti Kushtetutën, po e pengoni për fushatën
22 Nëntor, 12:02
-
E akuzoi se e emëruan bandat, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës padit Gazment Bardhin për shpifje
21 Nëntor, 09:32
-
Përplasje te ‘Mandatet’/ Opozita kërkon heqjen e mandatit, Vullnet Sinaj: Shpifës, ke gëlltitur një lugë çorbë të prishur e do vjedhësh gjithë jetën! Bardhi: Ke futur duart në buxhet
20 Nëntor, 12:38
-
Vrasja e 14-vjeçarit, tensione në Kuvend/ Bardhi sulmon Manastirliun: Ja kanë shtruar muhabetit të treja si plakat, ajo është vrasëse! Dogjani: Ngrihuni t’i largojmë këta horra!
19 Nëntor, 18:10
-
Buxheti 2025, Rama tregon si do ndahen 8.2 miliardë euro, trefishuam GDP e vendit! Bardhi: Dëshmi e korrupsionit, i shërben oligarkëve
18 Nëntor, 16:53
-
Buxheti 2025/ Bardhi: Rama ka para që të paguajë inceneratorët që s’ekzistojnë, por jo për pensione dinjitoze! Në 12 vjet nuk bëri asgjë, më të ulëtat në rajon
17 Nëntor, 15:21
-
Skandali me shit-blerjen e energjisë elektrike, Bardhi: Shqipëria e paguan me 11,1 euro, Kosova me 7,4 euro! Abuzime kriminale, Balluku përgjegjëse, SPAK të hetojë
15 Nëntor, 17:40
-
‘Tendera korruptiv në Bashkinë Tropojë’, Bardhi tek Komisioni i Ligjeve: SPAK të veprojë, Këshilli i Ministrave të shkarkojë Rexh Byberin
15 Nëntor, 12:45
-
'Janë gati të vrasin njëri-tjetrin me vrasës me pagesë', Bardhi-mazhorancës: Do hani kokat tuaja dhe ne do ngrohemi nga zjarri që keni ndezur
14 Nëntor, 10:53
-
Kuvendi/ Debate të forta, Bardhi: Hajduti dy metra intimidoi deputetët e opozitës! Shtyni me 3 javë afatin e Komisionit! Spiropali: Mos fyeni, e shtymë dy herë
14 Nëntor, 10:31
-
Zhvendoset në Kuvend debati për Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, i mbaron afati! PD: Shtyjeni 3 javë! PS: Teatër
14 Nëntor, 09:13