MINSK - Presidenti bjellorus, Alexandre Lukashenko, kritikoi fuqishëm sot deklaratën e masave të marra nga autoritetet veterinare ruse mbi tranzitin e produkteve bjelloruse me qëllim luftimin e importimit ilegal në Rusi të produkteve evropiane që janë pjesë e embargos.
Agjencia sanitare dhe veterinare ruse, "Rosselkhoznadzor", njoftoi sot ngushtimin e tranzitit në territorin rus të ushqimeve shtazore me prejardhje nga Bjellorusia.
"Jo vetëm që jam i habitur por edhe i zhgënjyer nga vendimi i autoriteteve ruse. Nëse në një të ardhme të afërt tregtia mes dy vendeve tona nuk kthehet në normalitet, ne do të jemi të detyruar të reagojmë", paralajmëroi Lukashenko, sipas shërbimit të tij të shtypit.
"E dini cila është gjëja që të vert më shumë? Ka probleme edhe me Kazakistanin. Por është Bjellorusia që sanksionohet. Jam i zhgënjyer, por ne nuk jemi këlyshë që i kapim nga qafa për t'i qortuar", deklaroi me zemërim ai.
Rusia akuzon Bjellorusinë por edhe Ukrainën se fusin në territorin e saj produkte evropiane ilegale, pasi preken nga embargoja ruse e ngritur në gusht nga Moska si përgjigje ndaj sanksioneve që Perëndimorët i imponuan për shkak të sjelljes në krizën ukrainse.
Të hënën, agjencia veterinare kishte vendosur ndalimin e përkohshëm në Rusi të produkteve të nëntë kompanive bjelloruse për arsye sanitare, kryesisht nga frika e bakterit salmonellosi./ATSH
/Shqiptarja.com