Bjellorusi, "Parazitët", protesta
për taksën mbi papunësinë

Bjellorusi, për taksën mbi papunësinë">
Mijëra njerëz kanë dalë në protesta në Bjellorusi kundër taksës që duhet të paguajnë njerëzit që nuk kanë një punë.

Protestuesit kanë dalë kundra ligjit të protestave dhe kanë mbushur rrugët me pankarta dhe thirrje kundra qeverisë dhe policisë duke i quajtur këta të fundit "fashistë". Këto protesta bëhen kundra taksës prej 230 dollarë që duhet të pagujë çdo i papunë që nuk punon prej 6 muajsh.

Presidenti Aleksandër Lukashenko e ka pezulluar taksën për këtë vit por nuk ka pranuar ta anullojë atë pasi kjo taksë lufton dhe disiplinon dembelët. Lukashenko ka thënë se ata që e kanë paguar taksën por kanë arritur të gjejnë një punë do të kompesohen.

Presidenti Lukashenko qeveris prej 23 vjetësh Bjellorusinë dhe cilësohet si diktatori i fundit i Evropës për shkak të politikave që ndjek dhe bashkpunimit që ka me Rusinë.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë