Bjellorusia kryen ekzekutimin e
parë me vdekje për këtë vit

Bjellorusia kryen ekzekutimin e<br />parë me vdekje për këtë vit
Bjellorusia kryen ekzekutimin e parë me vdekje për këtë vit, ndërkohë që vitin e shkuar numri i ekzekutimeve shkonte në katër.

Sipas portalit vendas “REL” i cili i referohet raportit të qëndrës për të drejtat e njeriut në Bjellorusi, Vyasana,shtetasi bjellorus  Syarhey Vostrykay, i cili u gjet fajtor për përdhunim dhe vrasje ka gjasa të jetë ekzekutuar muajin e kaluar.

“ Përfaqësuesit e grupit të Aktivistët për të Drejtat e Njeriut dhe kundër dënimit me vdekje në Bjellorusi, kanë mësuar se Syarhey Vostrykay është dënuar me vdekje. Nëna e tij ka pranuar një raport të rëndësishëm nga Gjykata rajonale e Homel”, ka thënë qëndra Vyasana

Bjellorusia është vëndi i vetëm në Evropë që ende zbaton dënimin me vdekje. Ekzekutimet kryhen nga grupet e pushkatimit.

Vazhdimi i zbatimit të dënimit me vdekje bie ndesh me gadishmërinë e Bjellorusisë për t’u angazhuar me bashkësinë  ndërkombëtare, përfshirë edhe BE-në”, ka thënë zëdhënësja e BE-së, Maja Koçijançiç.

BE i bën thirrje Bjellorusisë, vendit të vetëm në Evropë që ende aplikon ndëshkimin kapital, që të ndal dënimet e mbetura me vdekje dhe të vendos një moratorium mbi dënimin me vdekje si hap të parë drejt heqjes së këtij vendimi”, ka përfunduar Koçijançiç.



Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore