‘Bjeshkët', Operacioni i përbashkët Shqipëri - Mali i Zi, asgjësohen 11 mijë rrënjë kanabis 

Shkoder- Forcat elitë RENEA, bashkë me Policinë e Shkodrës dhe autoritetet malazeze asgjësuan mijëra rrënjë kanabis sativa në Bjeshkët e Gërçes në Kelmend të Malësisë së Madhe, në kufi me Malin e Zi.

Në hetimet që zgjatën për disa javë, u gjetën 3 parcela të mbjella me 11.358 rrënjë kanabis sativa, të cilat u dogjën plotësisht. Me ndërhyrjen që u bë nga ajri, blutë mundën të arrestojnë në flagrancë 28-vjeçarin Mark Gilaj, ndërsa po punohet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë.

"Sot, më datë 25.07.2024, në orët e para të mëngjesit, pas një hetimi disajavor, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, në kushte të vështira operacionale, është zhvilluar dhe finalizuar operacioni policor kundër kultivimit të bimëve narkotike, në territorin e Malësisë së Madhe, njësia administrative Kelmend, fshati Selcë, në vendin e quajtur “Bjeshkët e Gërçes”, në afërsi të kufirit me Malin e Zi.

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar të koduar “Territor i pastër”, nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Policinë e Malit të Zi, Forcën e Sigurisë Kombëtare dhe me Njësinë Speciale “RENEA”, u finalizua operacioni policor i koduar “Bjeshket”, gjatë të cilit u bë asgjësimi i 11 358 bimëve narkotike të dyshuara cannabis sativa, të kultivuara në 3 parcela, si dhe kapja në flagrancë e autorit të dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve, shtetasit Mark Gilaj, 28 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër." tha Edmond Sulaj – Drejtori i policisë së Shkodër 

Në konferencën për mediat, ishte edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Malit të Zi, i cili foli për bashkëpunim të frytshëm midis 2 vendeve.

'Ne do të jemi së bashkë në luftën kundër krimit të organizuar dhe kultivimit apo trafikimit të drogës, duke mos lënë asnjë hapësirë në kufi për kalimin e saj' tha Lazar Šćepanović, drejtori i policisë së Malit të Zi.

Që nga muaji janar i këtij viti, janë asgjësuar në Shkodër gati 250 mijë bimë dhe fidanë kanabis sativa, si dhe janë evidentuar 242 raste të kultivimit, për të cilat janë referuar materialet për hetim në Prokurorinë e Shkodrës.

Në funksion të këtyre hetimeve që po kryhen nga DVP Shkodër, ne po koordinohemi dhe kemi një bashkëpunim shumë të mirë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe me Prokurorinë e Posaçme SPAK, për dokumentimin ligjor të aktivitetit kriminal të personave të përfshirë në këtë veprimtari.

 Gjatë operacionit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pushkë dhjetëshe, me municion dhe 1 armë gjahu çifte që posedoheshin pa leje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:15
Publikohen pamjet nga operacioni 'Bjeshkët', ja momenti kur arrestohet 27- vjeçari (VIDEO)

 Janë publikuar pamjet operacioni 'Bjeshkët, një operacion i ndërmarrë mes Policisë së Malit të Zi dhe asaj shqiptare kundër kultivimit të kanabisit. 

Në pamje e publikuara shihen forcat Renea, të cilat kanë zbuluar parcelat me kanabis, të cilat më pas janë asgjësuar duke u djegur.

Po ashtu, në video shihet edhe arrestimi autorit Mark Gilaj, 27 vjeç, banues në Shkodër, i cili u kap në flagrancë.

Ora 13:24
'Mos dil vetëm natën' Drejtori i policisë së Shkodrës tregon nëse ka marrë mesazhe kërcënuese në telefon

Shkoder- Drejtori i Policisë së Shkodrës Edmond Sulaj është pyetur ditën e sotme gjatë konferencës për shtyp për operacionin “Bjeshkët” nëse ka marrë mesazhe kërcënimi.

Pak ditë më parë, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuca u shpreh se Drejtori i Policisë së Shkodrës kishte marrë një mesazh kërcënues në telefon “Mos dil vetëm natën”. 

Gazetari: Drejtor ekziston një prendim se ju jeni kërcënuar kohët e fundit përmes mesazheve, mbi drejtimin tuaj si qëndron e vërteta? 
Sula: Nuk është aspak e vërtet. Unë bëj jetën normale të një qytetari të thjesht shkodran dhe nuk jam i frikësuar. 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori