'Të kthehet në pikën zero ndërtimi i BKH-së', PD: Kandidatja aktuale e hetuar për korrupsion

Të hënën pritet të zgjidhet kreu i Byrosë Kombëtare të Hetimit, institucionit të drejtësisë së re që nga kjo ditë do të nisë punën për t’u bërë funksional për herë të parë. Por Partia Demokratike kërkon kthimin e këtij procesi në pikën zero!

Duke akuzuar se është paracaktuar fituesi, ish-deputeti demokrat Edi Paloka, kërkoi skualifikimin e 4 kandidatëve dhe hapjen e garës nga fillimi për të përfshirë policë të ndershëm dhe me integritet. Sipas Palokës kandidatura e vetme e Aida Hajnës tregon se qeveria kërkon të kapë edhe këtë institucion të qeverisë, pasi ajo është hetim për korrupsion me 10 mijë euro. 

"4 vjet pas miratimit të reformës në Drejtësi, qytetarët po shohin të zhgënjyer sesi institucionet reja të drejtesisë kanë rënë një e nga një në duart e qeverisë. Byroja Kombëtare e Hetimit, që pretendohet se do të hetojë krimin e organizuar dhe njerëzit e pushtetit, është institucioni i fundit që po merret nën kontroll nga qeveria. Ajo ka diktuar skualifikimin e të gjithë kandidatëve, duke lënë si emër të vetëm në listë zëvendësdrejtoren e Përgjithshme të Policisë Aida Hajna.

Për postin e drejtuesit të BKH-së nuk ka garë. Qeveria e ka bërë edhe këtë si tenderat: fituesi është i paracaktuar, në mënyrë që qeveria ta përdorë sa herë të dojë dhe si të dojë për të mbrojtur ortakët e krimit të organizuar, siç ka bërë edhe në të shkuarën.

Me të drejtë, vëzhguesit ndërkombëtarë e kanë cilësuar të papranueshëm dhe antiligjor vendimin për të skualifikuar kandidatët e tjerë, duke paraqitur Aida Hajnën si kandidate të vetme.

Aida Hajna është botërisht e njohur për një nga skandalet më të mëdha të Policisë së Shtetit, që la të lirë të kërkuarin për trafik droge Naser Gashi, pasi ai u arrestua rastësisht në Kukës vitin e kaluar.

Zëvendësdrejtorja e Përgjithshme e Policisë, Aida Hajna, e ngarkuar me hetimin e këtij skandali, mbrojti policët që liruan trafikantin e drogës dhe pezulloi nga detyra policin që e denoncoi skandalin. Ky polic sot është në azil, ndërsa Aida Hajnaj po bëhet gati të drejtojë BKH-në si garanci për trafikantët e drogës dhe të tjerë kriminelë në ortakëri me pushtetin.

Aida Hajnaj është e mbytur në skandale. Më poshtë do të citoj pjesë të një raporti zyrtar të SHÇBA, shërbimit që kontrollon nga brenda policinë, por që nuk është marrë parasysh nga Komisioni i Vlerësimit, i cili e ka lënë Aida Hajnën  kandidate të vetme. 

“Në lidhje me këtë subjekt, nga ana e SHÇBA, në vitin 2018 janë marrë informacione të besueshme dhe konkrete, ku kjo shtetase implikohet në marrjen e shumave nga 10 mijë euro për dhënien e gradave policore në mënyrë arbitrare dhe preferenciale. Mbi bazën e këtyre të dhënave, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka regjistruar procedimin penal nr.9668, viti 2018, për korrupsion dhe shpërdorim detyre, ku Aida Hajnaj dhe disa oficerë të Drejtorisë Përgjithshme dhe Akademisë së Policisë janë nën hetim”.

Ky është dokument zyrtar, por reforma në drejtësi, e marrë nën kontroll nga qeveria, e ka zhvlerësuar plotesisht.

Çdo provë flet kundër Hajnës së qeverisë dhe kontrollit politik të Komisionit të Vlerësimit. Për këtë akt të dyshuar korrupsioni, Aida Hajna, pretendente kryesore për të drejtuar BKH-në, vazhdon të jetë akoma në hetim nga prokuroria.

Hajna e qeverisë duhet skualifikuar, njësoj si të tjerët dhe gara për kreun e BKH-s duhet të rihapet për të përfshirë policë të ndershëm dhe me integritet. Gara duhet të jetë e drejtë dhe e pandikuar nga politika, në mënyrë që pandëshkueshmërisë së qeveritarëve dhe zyrtarëve të lartë në Shqipëri t‘i jepet fund sa më parë,"-thotë Paloka.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Johani: 25/07/2020 09:50

    Po thuthuthuthuqq do behet siq thua ti dhe siq do shqup,ne kohen kur ti dhe kopeja kriminale-PD ishit ne pushtet emeronit vetem ata qe ju donit, e shkarkuar edhe presidentin Topi sepse nuk mendonte se kriminel duhetbte ishin ne pushtet,e shkarkuat edhe kryeprokuroren qe vetem nje vit me pare baba yt berisha e quante nane Tereza dhe se JO gjithe fisi Rama thoshte jane kriminel,pastaj e quajti kurve kur tha se ne shesh kishte vrasje shtetrore, e shume te tjera i mallkuar sakat palloka, po tash pse nuk u dashka te zgjedhjet dikush tjeter,po sikur Rama ta propozon fazlliq serbin apo salianjin, alibeajn apo dish lazaratin a e kundershton i mallkuar sakat,rrace e ndyre kishit qene e te ndyre po ngordhni gjakpirs me targen PD.

    Përgjigju
  • Juri kim: 24/07/2020 17:07

    Urdheroni nje qe esht kundra drejtesis.... thtjthththththththththththththththth....te me falni po ky esht personi qe perfaqeson opoziten sot....hahaha filloni nga fillimi thon tru tharet....hajde se koha nxiton....beni gati valixhet me ne krye sali kriminelin dhe he drejt BURG parti...

    Përgjigju
  • komentuesi: 24/07/2020 15:55

    O Thulluq o idiotet qe na keni ra per hise ne politike te na drejtoni ju qe keni shume Etikime po per Etike po rezervohem Zonja ne Fjale dhe bashke me Zoterite e tjere jane Trenuar nga FBI Amerikane per nje vit dhe Amerikani ja ka pa Sidine ketyre qe kur kane qene ne Barkun e Nenes e deri me sot Me Aparaturat kerkuse Intilegjente se cfare njerez jane U bere ti mer Drogaxhi Supaxhi tja ulesh Dinjitetin ketyre njerez qe vete Amerika i ka zgjedhur Meso o derr

    Përgjigju
  • PIPi: 24/07/2020 15:33

    Personalisht me ka rene rasti te punoj me zonjen Hajnaj dhe eshte zonje grua, e afte dhe shume e devotshme ne pune. Por nese ka fakte qe thone te kunderten, atehere duhet hetuar. Por te thuash qe eshte hetuar dhe prandaj nuk ben zonja, e njeh zoteria parimin e prezumimit te pafajesise apo o burra dalim ne deklarate per shtyp se po rrime kot?

    Përgjigju
  • O tej: 24/07/2020 14:25

    Thap e thup.... thume thume zhurme ... gjithsesi Paloqe mbetet

    Përgjigju
  • zamir: 24/07/2020 14:01

    Jane me se te verteta.eshte perfolur per korupsion.Ka njerez te mire si z.Hodaj dhe Fasko te dy shume te mire dhe te pa perfolur.

    Përgjigju
    • fix: 25/07/2020 15:49

      po Fasko e arrestoi vellain per korrupsion apo pse? polici rruges ka probleme me lidhjet jo drejtuesit

    • eli: 24/07/2020 16:09

      Jane perfolur edhe z.Hodaj edhe Fasko.Ska ne Shqiperi njeri qe nuk eshte perfolur.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja