KLP ndez motorët për BKH, hap garën për hetuesit dhe drejtuesin e 'FBI-së' shqiptare

Teksa këshilli i lartë i prokurorisë është në fazën finale të ngritjes së prokurorisë së posacme kundër krimit dhe korrupsionit njohur si spak, ka prezantuar një tjetër thirrje këtë herë drejtuar hetusve shqiptarë për tu bërë pjesë e byrosë kombëtare të hetimit.

Sipas ligjit janë 60 hetues që do të rekrutohen në BKH e njohur edhe si FBI shqiptarë që pritet të marrë dritën jeshile nga KLP:

Drejtuesi i SPAK pritet të përzgjedh edhe drejtuesin e byrosë kombëtare të hetimit dhe këto struktura do të jenë të lidhura sëbashku në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Të interesuarit sipas KLP duhet të paraqesin interesin e tyre për të qenë hetues apo drejtues në BKH dhe gjithcka nis me kritere mininale për të arritur në filtret e tjera të një procesi rigoroz.

Aplikantët duhet të kenë përvoja në punë, arsimimi, dhe sjellja në të shkuarën do të jenë në filtrin e BKH-s për të itneresuarit.

Një tjetër test që do ti nënshtrohen hetuesit e BKH dhe drejtuesit e këtij institucioni është edhe testi i aftësive fiyike dhe mendore.

Fillimisht aplikantët do të kryejnë edhe deklarimin e pasurisë me anë të një formulary që plotësohet online si dhe atë të pastërtisë së figurës.

Ndërsa më pas do të kalohet në fazën e një testimi me shkrim për teste konjitive dhe arsyetim logjik, hartim raportesh, verifikim dhe hetim të figurës, personit dhe dënimeve apo procedimeve penale dhe shklejes së ligjit në të shkuarën, intervistë me panelin përzgjedhës nga SPAK dhe testin fizik shën detësor.

Byroja Kombëtare e Hetimit ose shkurt BKH do të drejtohet nga një Drejtor dhe ekipi i Hetuesve. Në shumë mënyra, BKH është e ngjashme me FBI-në amerikane, e cila heton krime të nivelit të lartë në Shtetet e Bashkuara. Në fakt hetuesit e BKH do të trajnohen në akademinë e FBI-së në Virxhinia. Ligji mbi SPAK-un po ashtu kërkon që një komision ndërkombëtar të mbikëqyrë trajnimin dhe përgatitjen e hetuesve të BKH, mbzll thirrjen për aplikim këshilli i lartë i prokurorisë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • populli: 26/09/2019 14:11

    Nuk bejne drejtesi shqipetaret jane te gjithe te kapur... Kete vend duhet ta marrin ne dore te huajt.. Fatkeqesisht nuk dijme te mbajme shpine tone..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi