BEOGRAD - Kryeministri i Serbisë Aleksander Vuçiç është shprehur se ish-kryeministri i Britanisë së Madhe Tony Blair ka shprehur gatishmërinë e tij për të ofruar asistencën e tij ndaj qeverisë serbe në procesin e integrimit evropian.
“Ne patëm një bashkëbisedim të shkëlqyer. Unë e pyeta Blair për një asistencë specifike të tijën në procesin e integrimit evropian dhe mora si përgjigje sigurinë dhe gatishmërinë tij për të ndihmuar qeverinë serbe me reputacionin dhe njohjet e tij.” tha Vuçiç për agjensinë e lajmeve serbe “Tanjug”.
Sipas “Tanjug”, kryeministri Vuçiç e njohu Blair me reformat politike dhe ekonomike që qeveria serbe planifikon të implementojë në të ardhmen e afërt, ndërsa shtoi se Vuçiç dhe Blair kanë rënë dakord që mbledhje të tilla të mund të zhvillojnë edhe në të ardhmen. Vuçiç tha ndër të tjera se në takimin me Blair, veç integrimit evropian u diskutuan edhe tema të tjera.
“Unë i kërkova Blair gjithashtu edhe asistencën e tij në formimin e kabinetit qeveritar, pasi dihet që kabineti i tij qeveritar ishtë më i miri dhe më efiçenti gjatë kohës që Blair ishte kryeministër, çka e bën mjaft të vlefshme eksperiencën e tij në këtë drejtim.” tha Vuçiç
Ish-kryeministri i Britanisë Tony Blair u takua para dy ditësh në Beograd me Kryeministrin Aleksander Vuçiç. Që pas përfundimit të postit si Kryeministër, Blair formoi organizatën "Tony Blair dhe bashkëpunëtorët", një organizatë e specializuar në lobim.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com