Blake Lively e "Gossip Girl",
martohet me Ryan Reynolds

Blake Lively e "Gossip Girl",<br />martohet me Ryan Reynolds
Aktorët e njohur Ryan Reynolds dhe Blake Lively janë kurorëzuar në martesë. Sipas të përditshmes People dy aktorët kanë organizuar një festë mjaft argëtuese për të ftuarit e tyre.

Këngëtarja Florence Welch kishte kënduar disa këngë për të porsamartuarit dhe të ftuarit e tyre, si dhe kishin angazhuar edhe një DJ për të argëtuar të pranishmit.

Ceremonia e tyre ishte mjaft intime si dhe shtë zhvilluar në Hall Plantation në Mt. Pleasant, Karolina Jugore, gjatë të dielës.

Çifti është njohur gjatë xhirimeve të filmit “The Green Lantern” dhe kanë rreth një vit së bashku.Ndërkohë të dy aktorët e famshëm të Hollivudit vijnë nga histori të mëparshme.

Ryan ka qenë i martuar me aktoren Scarlett Johansson ndërsa Blake ka patur një lidhje me aktorin e serialit “Gossip Girl” Penn Badgley, si dhe me aktorin Leonardo DiCaprio.

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Morali fake i gazetarëve inkuizitorë që janë opozitarë në Tiranë dhe qeveritarë në Prishtinë

Morali fake i gazetarëve inkuizitorë që janë opozitarë në Tiranë dhe qeveritarë në Prishtinë