Blasfemoi për Profetin Muhamed! Këngëtari nigerian dënohet me vdekje

Blasfemoi për Profetin Muhamed! Këngëtari nigerian dënohet me vdekje

Një këngëtar në Kano të Nigerisë është dënuar me vdekje duke u varur për blasfemi ndaj Profetit Muhamed.

Një gjykatë e sipërme e Sheriatit në zonën e hokejit Hausawa Filin të shtetit tha se 22 vjeçari Yahaya Sharif-Aminu, ishte fajtor për kryerjen e blasfemisë nëpërmjet një kënge që qarkullonte në WhatsApp që në muajin Mars.

"I riu Sharif-Aminu nuk i mohoi akuzat, ndërkohë që gjykatësi Khadi Aliyu Muhammad Kani tha se ai mund të apelojë kundër aktgjykimit. Shtetet në të gjithë Nigerinë me shumicë myslimane përdorin ligjin laik dhe atë të Sheriatit, i cili nuk vlen për jo-myslimanët", shkruan BBC.

Vetëm një nga dënimet me vdekje të miratuara nga gjykatat e Sheriatit të Nigerisë është kryer që kur ato u rivendosën në 1999.

Protestuesit kishin djegur shtëpinë e familjes së këngëtarit dhe ishin mbledhur jashtë selisë së policisë islamike, të njohur si Hisbah, duke kërkuar veprime kundër tij.

Pasi u publikua kënga policia islamike kishte bërë thirrje që njerëzit të mos e merrnin ligjin në duart e tyre.

Një imam nga Nigeria e cilësoi këngën si blasfemim ndaj Profetit Muhamed.

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë