Presidenti i FIFA-s, Sep Blater ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet për një ndryshim të skemës së finaleve të Kupës së Botës. Kreu i organit më të lartë të futbollit botëror deklaroi se përgjigja e tij për rritje të numrit të pjesëmarrësve në Kupën e Botës është negative.
Sipas tij është e kotë që të futet një formulë e tillë, teksa ajo që është përdorur deri më tani me 32 ekipe është mjaft efektive duke garantuar spektakël. “Nëse do të shtonim numrin e ekipeve do të ishte krejtësisht e gabuar, pasi nuk shikoj asnjë arsye për të bërë modifikime.
Numri i skuadrave në Botëror duhet të qëndrojë sa është, 32 është shifra ideale” deklaroi ai. Ndërsa në vijim pyetjes së gazetarëve për një anulim të mundshëm të Botërorit të 2018 në Rusi, Blater u shpreh se “Kupa e Botës mund të jetë një mundësi më shumë për dialogun mes popujve dhe qeverive, bojkoti dhe politika e izolimit nuk janë rrugë për zgjidhjen e problemeve” përfundoi ai.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com