Blater: Provokimi prodhoi dhunën
politika të largojë duart nga futbolli

Blater: Provokimi prodhoi dhunën<br />politika të largojë duart nga futbolli
Presidenti i FIFA-s Sep Blater në një intervistë për RT ka deklaruar se ajo që ndodhi në Beograd në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë erdhi si rrjedhojë e provokimit. “Ajo që ndodhi në Beograd erdhi si rrjedhojë e provokimit. Ekipet kombëtare janë ambasadorët më të mirë të vendeve dhe duhet të jenë shumë të kujdesshëm.

Megjithatë vendimi nëse duhet apo jo që dy ekipet të ishin në një grup nuk është çështje e FIFA-s, por unë mendoj që të gjithë jemi të alarmuar dhe duhet të shmangim situata të tilla në të ardhmen. Nuk mund të lejojmë dhe krijojmë situata ku politika të abuzojë me futbollin.

Futbolli është për të lidhur njerëzit dhe situata të tilla nuk kanë ndodhur as në Afganistan, Irak apo në Libi, në këto vende luhet futbolli dhe asnjë lojtar nuk është dëmtuar” tha ai. Megjithatë Presidenti i FIFA-s nuk e ka sqaruar se cilin cilëson provokim valëvitjen e flamurit me dron, apo tërheqjen me agresivitet të flamurit me shqiponjën kuqezi dhe dy figuruat kombëtare nga futbollistët me origjinë serbe. 


g.f/d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë