Gjyqtari që ka dhënë vendimin për pagesën e 75 mijë eurove ministrit Olldashi sapo ka mbaruar një gjyq tjetër, duke gjobitur deputetin e PS Taulant Balla për shpifje ndaj ministrit Genc Pollo.

Po kështu, ai po gjykon kërkesën për dëmshpërblim për burgim të padrejtë më 1998 nga ish-bodigardi i Azem Hajdarit, sikurse ka qenë edhe një ndër ata që i dhanë të drejtë Ylli Pangos që i kërkoi gjobë Top Channel-it.

Abdullai disa vjet më parë është hetuar nga ministria e Drejtësisë për përfshirje në lirimin e një të burgosuri, të dënuar për marrëdhënie seksuale më dhunë me të mitur dhe rrëmbim personi. Po kështu, ai ka hyrë edhe në një konflikt pronësie me një nga komunitet fetare në vend.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 29.05.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)