Bledi Çuçi: Brenda sesionit ligjet e reja për drejtësinë e re, urgjente zgjedhja e Avokatit të Popullit! Bashkëpunim me Bashën apo me Bardhin? 'Do trokas në derën e atij që njeh ligji'

Vota e emigrantëve do të marrë zgjidhje së shpejti. Këtë e tha kreu i grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi mesditën e së mërkurës, 13 shtator, në një konferencë me gazetarët kur njoftoi prioritet e grupit socialist.

Duhet të gjejmë një formulë që është lënë detyrë nga Gjykata Kushtetuese që ti përshtatet Shqipërisë. Do vazhdojmë të këmbëngulin që me reformën zgjedhore për votën e emigrantëve. Do krijojmë mundësinë që të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit të japin votën e tyre sepse kjo e drejtë u është mohuar. Ne tashmë si PS e kemi qëndrimin tonë, madje edhe draftin tonë për të adresuar këtë problem, pritet vetëm konsensusi nga opozita për ta kthyer në ligj” tha Çuçi

Gati drafti për ligjet e reja të drejtësisë
Kreu i grupit parlamentar  tha se reforma zgjedhore dhe ajo në drejtësi është në fokusin e deputetëve. Madje zbuloi se pr/ligjet për reformën në drejtësi janë në fazë konsultimi me ndërkombëtarët.

“Kemi një boshllëk që është krijuar nga vendimi i GJykatës Kushtetuese dhe besoj që do jemi 100% të angazhuar për të gjetur një formulë që t'i përshtatet realitetit shqiptar dhe të jetë brenda standardeve demokratike. Do të preken të gjitha ligjet e drejtësisë së re. Jemi në konsultim dhe me partnerët. Me të arritur një draft pëfundimtar do ta fusim në procesin e diskutimit. Brenda këtij sesioni ti kemi miratuar amendamentet. Është e rëndësishme sepse duhet të modifikojmë disa probleme që kanë lindur gjatë aplikimit”

Avokati i Popullit
Tjetër çështje e pazgjidhur dhe që do të trajtohen me prioritet janë Avokatit Popullit si dhe vakancat në KLP dhe KLGJ

Bledi Çuçi: Urgjent duhet të zgjedhim avokatin e popullit. Besimplotë se me opozitën do arrijmë të gjejmë një figurë që do të vijë me propozim nga opozita por të jetë figurë dinjitoze për atë pozicion”

Në kuadër të procesit të integrimiot të vendit në BE, Çuçi u ndal te roli i parlamentit në këtë proces

“Ne si grup parlamentar do kemi një rol te diplomacia parlamentare ku deputetët do të angazhohen për të përmirësuar imazhin e Shqipërisë në parlamentet e BE në takimet bilaterale apo në forume të ndryshme.

Çuçi ftoi opozitën të bashkëpunojë sidomos për integrimin e BE-së dhe konsolidimin e  instucioneve të drejtësisë së re. “Për të bërë më të mirën për Shqipërinë” tha ai.

I pyetur se në derën e cilit do të trokasë, të Gazment Bardhit, apo Lulzim Bashës, Çuçi tha se do të bashkëpunojë me atë që ka përfaqësinë ligjore.

“Ne do trokasim në zyrën në radhë të parë që ka përfaqësinë ligjore për t’u trokitur dhe në radhë të dytë që është i prirur të bëjë më të mirën për Shqipërinë. Se ku e cakton zyrën opozita nuk është çështja" 

Më tej sqaroi se kryeparlamentarja Lindita Nikolla nuk e caktoi se kush është Bardhi apo Basha por se 'larg qoftë ta emërojë PS-ja kryetarin e grupit te PD-së".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:07
Bardhi apo Basha kryetar i grupit parlamentar në PD, sqaron Çuçi: Larg qoftë ta caktojë PS-ja

 

Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste Bledi Çuçi i pyetur nga gazetarët në lidhje me kryetarin e grupit parlamentar të PD-së, sqaroi se kryeparlamentarja Lindita Nikolla nuk e caktoi se kush është Bardhi apo Basha. Çuçi shtoi se larg qoftë ta emërojë PS-ja kryetarin e grupit.

‘Nikolla nuk caktoi kryetar të grupit parlamentar. Lexoi një njoftim dhe sigurisht që Nikolla do të marrë një opinion nga shërbimet e Kuvendit dhe është qartë se kë do të ftojë si kryetar të grupit parlamentar të një partie të caktuar. Se tha Nikolli që nuk është Gazmend Bardhi dhe as Lulzim Basha. Nuk e cakton kryetari i PS-së larg qoftë kryetarin e grupit të një të grupit parlamentar të PD-së. Jam i nderuar që jam kryetar i grupit te PS-së.’- tha Çuçi.

Ora 12:57
Gazmend Bardhin apo Lulzim Bashën, kë njeh PS si kryetar të grupit PD? Ja si përgjigjet Bledi Çuçi

 

Gazmend Bardhin apo Lulzim Bashën?  Kë do të njohë Bledi Çuçi si kryetar të grupit parlamentar të partisë Demokratike në opozitë?

I pyetur nga gazetarët Çuçi tha: Në konferencën e kryetarëve do të ulem me këdo që e përcakton ligji. Mos prisni ta zgjedh unë kryetarin e grupit parlamentar të PD-së. PS nuk zgjedh kush është kryetar i grupit PD. E zgjedh ligji dhe kuvendi. Do ta shihni shumë shpejt se kë do të njohim. Nuk merremi ne me zgjedhjen e tij. Nuk do të hyjmë kurrë në betejën e brendshme që kanë ata. Mos më pyesni çfarë ndodh tek PD.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi