Tirana shkarkon Bledi Shkëmbin, trajneri për Report TV: E mbylla me bardheblutë

Tirana shkarkon Bledi Shkëmbin, trajneri për Report TV: E mbylla me bardheblutë

Bledi Shkëmbi gjatë prezantimit te Tirana

Vetëm 12 ndeshje në Superligë, kaq ka zgjatur aventura e Bledi Shkëmbit te KF Tirana. Trajneri korçar është i shkarkuar nga bardheblutë, me ambientin që nuk është i qetë në klubin më të titulluar në vend. 

Trajneri pranoi për "Report TV" se e ka mbyllur me klubin. "E kam mbyllur me Tiranën", tha shkurtimisht trajneri. Një fitore në 12 javë, 11 pikë dhe vendi i tretë nga fundi në klasifikim kanë sjellë një reagim të klubit.

Këtë paradite trajneri Shkëmbi është paraqitur në stërvitjen e skuadrës dhe është larguar pas pak minutash. Mes Tiranës dhe tij ka ndodhur një zgjidhje e kontratës dhe diçka e tillë pritet të konfirmohet zyrtarisht nga klubi, me presidentin Refik Halili që zhvilloi një mbledhje me skuadrën, pa praninë e Shkëmbit.

Mësohet se vetë trajnerit i është komunikuar shkarkimi dje (e hënë) në mbrëmje nga Grent Halili, zyrtari i klubit. Ka qenë humbja e fundjavës së shkuar 1-0 kundër Egnatias në Rrogozhinë ajo që ka "derdhur kupën" dhe ka sjellë shkarkimin e trajnerit.

Bledi Shkëmbi dhe Tirana

45-vjeçari korçar u ul në stolin e klubit më të titulluar në vend më 1 korrik 2024 dhe e ka drejtuar ekipin në 12 ndeshjet e Superligës dhe 2 në kualifikueset e Conference League. Një fitore, tetë barazime dhe tre humbje në kampionat, shoqëruar me eliminimin nga Europa kanë bërë që KF Tirana të shkarkojë Shkëmbin. 13 gola të shënuar dhe 16 të pësuar, këto janë statistikat e Tiranës së Shkëmbit që shkarkohet pas katër muajsh.

Shkëmbi si trajner

Mëngjarashi korçar pas mbylljes me futbollin e luajtur iu dedikua punës si trajner, ku drejtoi për herë të parë Lirinë e Prizrenit (16 qershor 2017 - 19 maj 2018), për të vijuar te Teuta e Durrësit në dy periudha ( 20 qershor 2018-15 dhjetor 2019 dhe 6 shtator 2022-21 nëntor 2022). Ai ka drejtuar edhe Dinamon dhe Ballkanin (Kosovë) ku nuk ka arritur rezultate dhe është larguar. Së fundmi Shkëmbi drejtoi Kombëtaren U-19 dhe U-17 të Shqipërisë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bariam Memo TIFOZI NR NJË I PARTIZANIT NGA FSHATI STARJE I: 05/11/2024 18:21

    Unë jam tifoz I Partizanit, por Tirana nuk bie nga kategoria. Tirana, gaboj me Shkëmbin, ai sbën për trajne, dhe aq më tepër për Tiranën.

    Përgjigju
  • Pikiata: 05/11/2024 12:53

    Tirana bie ne kategorin e dytë dhe vjen ne superlige Dinamua

    Përgjigju
    • Dinamoviti: 05/11/2024 14:12

      ti jetoke ne vitin 1910 , dinamo esht ne superlige o xhaxha

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Dëmtim i tmerrshëm në basketboll! Nëntë tifozëve u ra të fikët, njëri pësoi atak në zemër

VIDEO/ Dëmtim i tmerrshëm në basketboll! Nëntë tifozëve u ra të fikët, njëri pësoi atak në zemër