Deputeti i Partisë Demokratike Bledion Nallbati është përplasur me efektivët gjatë protestës. Ngjarja ka ndodhur te Kuvendi teksa shihet se policia ka përdorur shkopinj gome.

Bledion Nallbati është shoqëruar për tek Trauma me një makinë private të tipit ‘Porsche’. Nuk dihet cilat janë shkaqet që kanë çuar në konfrontim të palëve.


Lajmi kryesor:

Berisha protestë vetëm me militantë/ Molotovë drejt Kryeministrisë dhe efektivëve te Kuvendi, 16 policë me djegie në spital, 20 protestues të shoqëruar! (VIDEO)