Blegtori nga Përmeti: E dashuroj këtë punë, por fitimi është minimal! Subvencionet të pamjaftueshme

Blegtori përmetar, Landi Lumani ka një tufë me 120 të imta që tashmë gjenden në regjim stallor. Kostoja e ushqimit për delet është rritur ndërsa fitimet janë të pakta.

"Jam Landi Lumani nga Piskova e Përmet. Kam 120 krerë dhenë, kam disa vjet që bëj këtë profesion. Vështirësitë janë tepër të mëdha, janë trefishuar çmimet për foragjeret, koncentratet dhe baza ushqimore për bagëtitë. Çmimi i qumështit ka mbetur në vend. Tokat i marrim me qira. në fund mbetet paga minimale. Fitimi është i pakët është sfidë të jesh blegtor".

Tokat kanë mbetur pa punuar për shkak të trefishimit të çmimit për plehrat kimikë.

"Vjet një kuintal nitrat ishte 38 mije lek sot është 90 mijë lek. Rritja mund të jetë abuzive nga tregtarët. Sot jemi në shkurt, duhet të hidhet dora e trete e nitratit dhe fermerët nuk kanë hedhur dorën e parë. Nuk do ketë mbjelle dhe prodhimi shumë i pakët .

Deri 360 mijë lekë subvencion përfitojnë fermerët që kanë tufa me 100 krerë, por kjo është e pamjaftueshme thotë Landi, duke sjellë në vëmendje konkurrencën e blegtorëve nga shtetet e rajonit, të cilët kanë subvencione më të larta.

"Vjet kam marrë subvencion por është e pamjaftueshme nuk e përballon vlerën e konsumit. Unë kam 120 dhen u hedh 4 dengje me jonxhë që e kam blerë me 48 mijë lek plus 20 mijë lek për misrin.. Ndërsa nga shitja e qumështit kam marr 30 mijë lek. Pra jam me minus.

Qumështi i deles me shumicë nga blegtori tek baxhot shitet me 100 lek për litër. Lumani thotë se ccmimi duhet të jetë 110 lek/litër, në të kundërt shteti duhet të subvecionojë diferencën me 10 lek.

Kërkojmë subvencionin e çdo litri qumësht. Subvencion me 10 lek për litër qumësht. Kosova 24 euro për një dele ose dhi Shqipëria dhe ka buxhetin më të vogël për bujqësinë.

Zona jugore, e sidomos Përmeti njihet për mbarështimin e dhenve,  por gjatë vitit 2021 e në vazhdim këto tufa janë pakësuar.

"Vetëm në zonën nga Përmeti në Këlcyrë janë shitur gjysma e bagëtive, 5 kope janë shitur vetëm shtator - tetor këtu në Piskovë po ashtu u shit një tufë. Njerëzit nuk po e gjejnë veten me blegtorinë.”

Landi nuk dëshiron të emigrojë, por thotë se mbetet një opsion nëse qeveria nuk ndërhyn për të mbështetur sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë.

"Për shkak të politikave qeveritare jeta në fshat është jashtë mase e vështirë.  Alternativë mbetet emigrimi, po e diskutojmë me familjen për të ikur".

"E dashuroj akoma këtë punë, nuk po del pritshmëria nuk po punoj vetëm unë punon gjithë familja dhe del vetëm një rrogë".

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja