Blendi Klosi në vend të Veliajt
ministri i ri i Mirëqenies Sociale
Profil/ Kush eshte Blendi Klosi

Blendi Klosi në vend të Veliajt<br />ministri i ri i Mirëqenies Sociale<br />Profil/ Kush eshte Blendi Klosi
TIRANE - Riformatohet mazhoranca në prag të zgjedhjeve vendore te 21 Qershorit. Blendi Klosi emërohet ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë në vend të Erion Veliajt, pas kandidimit të këtij të fundit për Bashkinë e Tiranës në garën elektorale të 21 Qershorit.

Po ashtu, sipas marrëveshjes për bashkëqeverisje që kryeministri Rama lidhi me kreun e partisë çame, Shpëtim Idrizi u zgjodh me 73 pro nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë. Marrëveshja mes shefit të mazhorancës dhe kreut të PDIU-së u lidh për zgjedhjet e 21 qershorit cka shënoi dhe kalimin e Idrizit dhe deptuetëve të tij nga koalicioni opozitar në kampin e shumicës.
 
I menjëhershëm ishte reagimi i Vangjel Dules për këtë vendim, i cili dha dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Kuvendit. Kreu i PBDNJ-së zgjodhi të garojë jashtë koalicionit të majtë në zgjedhjet lokale 

Dy forcat politike kanë qenë gjithmonë kundërshtare të njëra-tjetrës, kjo për faktin se në thelb përfaqësojnë dy kauza të tërësisht të ndryshme nga njëra-tjetra. Partia e Idrizit është zotuar se do të përfaqësojë popullsinë çame nga të cilët ka marrë edhe votën, ndërkohë që partia e Dules është përfaqësuese e minoritetit grek në parlament.

Ky është posti i parë politik që kryeministri Rama i jep aletit të tij të ri Idrizi, pas lënies për PDIU-në të 3 njësive vendore në zgjedhjet e 21 qershorit.
 
Blendi Klosi është deputeti i Partisë Socialiste në Parlamentin e Shqipërisë, njëherësh sekretar i organizimit të kësaj partie, çka do të thotë se me zgjedhjen e tij ministër sipas rregullores së mazhorancës do të lërë mandatin e deputetit. Në këto kushte, Kuvendit të Shqipërisë do t'i shtohet një deputet i ri nga lista e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 23 Qershorit të 2013-ës.

Ishte deri ditën e fundit të shpalljes së kandidaturave për kryetar të bashkisë së kryeqytetit, një ndër emrat më potencialë për të qenë përballë garuesit të PD, Halim Kosova dhe në fund Rama ka zgjedhur Erion Veliajn për Tiranën, ndërkohë për Blendi Klosin kishte menduar rokadën.

Rama: Klosi ministri i ri per te cuar para reformat e nisura nga Veliaj
Lajmi per zgjedhjen e Blendi Klosit ne postin e ministrit te Mireqenies Sociale dhe Rinise u be publik nga vete kryeministri Edi Rama i cili zgjodhi ta shperndaje me qytetaret permes rrjetit social Facebook.

Sipas kreut te qeverise ne postin e ministrit, Klosi do te coje para reformat e nisura nga Erion Veliaj, sic eshte ajo e pensioneve, arsimit profesional, ndihmave sociale e te tjera.
 

Blendi Klosi do jete ministri yne i ri Mireqenies Sociale per te cuar me tej reformat rrenjesore te nisura nga Erion Veliaj #DrejtimiiDuhur

Posted by Edi Rama on Thursday, 21 May 2015


Veliaj: Pune te mbare! Sfide per t'i sherbyer njerezve
Ish-ministri i Mireqenies Sociale dhe Rinise Erion Veliaj ka uruar personalisht Klosin per postin e ministrit. I zgjedhuri i koalicionit te majte per Bashkine e Tiranes, e quan detyren e re te deputetit socialist Blendi Klosi nje mundesi per t'i sherbyer njerezve. 



Idrizi nënkryetar Kuvendi, dorëhiqet Vangjel Dule
Me 73 vota pro Kuvendi i Shqipërisë zgjodhi kreun e PDIU-se Shpëtim Idrizi, nënkryetar të Parlamentit. Por ky vendim është pasur me dorëheqjen e menjëhershme të nënkryetarit tjetër Vangjel Dule, kreut të PBDNJ-së.

doreheqja
(Letra e dorëheqjes së Vangjel Dules) 


Marreveshja Idrizi-Rama dhe marredheniet me Dulen
Emri i kreut të PDIU-së u propozua nga grupi i tij parlamentar ku mori votëbesimin edhe të kolegëve të tij të mazhorancës. Posti i nënkryetarit të Kuvendit të lënë për Partinë Drejtësi Unitet Integrim dhe Unitet, është në funksion të marrëveshjes së 30 marsit që kryeministri Rama nënshkroi me Shpëtim Idrizin për bashkëqeverisje.

PS dhe aleatët e së majtës do të mbështesin kandidatët e PDIU-së në bashkitë Konispol, Rrogozhinë dhe Peqin ndërkohë që pas zgjedhjeve të 21 qershorit, PDIU pritet të marrë të tjera poste publike në bazë të marrëveshjes së nënshkuar me kreun e PS-së Rama.

Vetë kryeministri pas firmosjes së marrëveshjes deklaroi se marrëveshja e arritur për bashkëpunim me PDIU u nënshkrua për të ecur në rrugën e një partneriteti të ri politik.

“Diskutimi është përqendruar në radhë të parë tek vija kryesore e këtij partneriteti politik çka do të thotë se së bashku me PDIU ne do të jemi në bashkëqeverisje”,- do të shprehej Rama pas firmosjes së marrëveshjes.
 
Bashkëpunimi i PDIU-së me mazhorancën nisi që nga koha e diskutimit të reformës administrative-territoriale. Ndryshe nga vendimi i kryetarit demokrat Basha, kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi, në atë kohë në opozitë, vendosi të bëhej pjesë e komisionit të posaçëm për këtë reformë dhe vetëm falë propozimeve të tij, harta e re u vendos të ishte me 61 njësi vendore.

Por në miratimin e reformës, Idrizi e kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule u përplasën mes tyre për çështjen e ndarjes së disa zonave minoritare në jug të vendit.
 
Pavarësisht se kreu i PBDNJ-së vendosi të mos hyjë në të njëjtin koalicion me mazhorancën në zgjedhjet e 21 q ershorit as Dule dhe as kryeministri Rama nuk e kanë konsideruar të përfundurar bashkëpunimin mes tyre.

Drejtimi i Kuvendit tashmë mbahet kryeparlamentari Ilir Meta (kryetar i LSI),  nënkryetari Shpëtim Idrizi (kryetar i PDIU) dhe zv kryetari i PD-së Edmond Spaho.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ardit Rada: Drejtuesi i Elbasanit, që është nga Korça, ndodhet në burgun e Fierit! Protesta mbahet në Tiranë…

Ardit Rada: Drejtuesi i Elbasanit, që është nga Korça, ndodhet në burgun e Fierit! Protesta mbahet në Tiranë…