Klosi: Deri në heqje lirie për ata që shfyrtëzojnë pyjet ilegalisht

Klosi: Deri në heqje lirie për ata që shfyrtëzojnë pyjet ilegalisht

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi në një dëgjesë publike ka prezantuar sot draftin e parë për projekt ligjin e ri të pyjeve.

Të pranishëm në këtë dëgjesë publike kanë qënë ekspertë mjedisorë, inxhinierë pyjesh, pedagogë të fakultetit të Pyjeve dhe grupe të tjera interesi ku u fol për statusin e pyjeve si pasuri kombëtare dhe si kontribuese ekonomik.

Gjithashtu Klosi ka deklaruar se të gjithë komunitete në zonat rurale kanë të drjetë të plotë për përdorimin e pyjeve për përdorim vetiak por në rast të kundërt dënimet shkojnë deri në heqjen e lirisë. 

“Së pari, ky pr/ligj përafron legjislacionin shqiptar me atë të BE-së për pyjet; Krijon një skeme licencimi për importin e drurit në Komunitetin Europian dhe mbi detyrimet e operatorëve që vendosin lëndë/produkte druri në treg. Pr/ligji përforcon statusin e pyjeve si një pasuri me vlera kombëtare dhe si kontribues të çmuar në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social të vendit. Ai parashikon gjithashtu të drejtën e përdorimit të fondit pyjor dhe të gëzimit të fruteve që rrjedhin prej tij, nga personat që u janë dhënë në përdorim pjesë të fondit pyjor, në masën që kanë nevojë për vete dhe për familjet e tyre. Familjeve dhe komuniteteve në zonat rurale u njihet e drejta e përdorimit të sipërfaqeve të fondit pyjor në afërsi të fshatit. Në kuadër të politikave sociale për zbutjen e varfërisë, shtrohet ideja e dhënies të së drejtës së shitjes së materialit drusor të vjelë nga fondi pyjor për familjet në nevojë që përfitojnë ndihmë ekonomike”, tha ministri Klosi.

Drafti parashikon gjithashtu krijimin për herë të parë të Agjencisë Shtetërore të Pyjeve si një institucion i ri nën varësinë e MTM-së, duke plotësuar hallkën e munguar ndërmjet ministrisë dhe bashkive, të cilave do tu kalojë e drejta e administrimit dhe e inspektimit të pyjeve bashkë me zonat e mbrojtura.

 “Ky projektligj i hap rrugën shfrytëzimit të rolit të strukturave komunitare në fshat për përdorimin e qëndrueshëm të pyjeve në fshat, me qëllim zhvillimin e zonave rurale. Përmes tij, organizohet Sistemi i Dijes mbi Pyjet; Fuqizohet roli i institucioneve të arsimit të lartë dhe profesional për ekspertiza shkencore në fushën e pyjeve; Parashikohet përfshirja në kurrikula të informacioneve mbi pyjet dhe rëndësinë e shfrytëzimit të tyre për të prodhuar ekonomi. Dhe një ndryshim i rëndësishëm që vjen në këtë pr/ligj që prezantojmë sot është përshkallëzimi i dënimeve dhe masave ndaj kundërvajtësve, si: Pezullim/bllokim të aktivitetit, heqjen e licences, sekuestrimin dhe gjoba ndaj punonjësve të institucioneve në rast shkeljesh/moszbatimi të përgjegjësive ligjore”, tha ministri Klosi. Në përfundim të fjalës së tij, ekspertët bënë komentet e tyre në lidhje me përmbajtjen e projektligjit, reflektime që do të shqyrtohen dhe integrohen në draftin e radhës, për të kaluar më pas për miratim në qeveri.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja