Blendi Klosi rrëfen ngjarjen e '94
te '5 pyetjet': Ja pse më dënuan 

Blendi Klosi rrëfen ngjarjen e '94<br />te '5 pyetjet': Ja pse më dënuan 
Ministri i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi ka folur me detaje rreth ngjarjes së vitit  1994, të cilën e shënoi në formularin e vetëdeklarimit. Gjatë një interviste në Report TV në emisionin   “5 Pyetje nga Babaramo”, ministri Klosi rrëfeu se ngjarja në atë kohë nuk u cilësua si vepër penale, ndërsa u ndaluan nga policia, pasi mes miqsh në orët e vona kishin thyer disa shishe birre.  

Klosi shprehet se u ndaluan për shkak se në atë kohë ende ishte në fuqi kodi i regjimit komunist sipas të cilit,veprime të tilla konsiderohen të pahijshme. 

Po ashtu ministri Klosi  u ndal tek politikat sociale të qeverisë, ndërsa tha se ende mbetet problem fakti se ka vende pune por nuk ka të interesuar .Sipas tij janë të paktën 31 mijë vende pune të lira por s'ka kërkesa për punësim.

Ja intervista pyetje përgjigje rreth ngjarjes

Do e nisim me një lajm surprizë kur u plotësuan formularët dhe u bënë publike të gjithë politikanët, deputetët, ministrat deklaruan të kaluarën e vet dhe doli edhe emri juaj në një rrethanë krejt të papritur ? Çfarë ka ndodhur ?

Nuk mund të thuhet e papritur. Është jeta e çdo studenti , ngjarje ndodhur në vitin 1994 ne sa kishim mbaruar shkollën. Nuk kishte asgjë të rëndë në të , ishim një natë me biçikleta e mbaj mend si tani ishim te korpusi vullnetar dhe aty po rrinim dhe një nga shokët filluam të ngacmonim njëri tjetrin. Ka qenë viti 1994, kush ka jetuar në ato vite në tiranë. Policia erdhi na mori për verifikim në rajon dhe aty rastisi një prokuror i asaj kohe që ju dukëm si ish- fëmijët e komunistëve të asaj kohe. 

Kush ishte ky prokurori ja mbani mend emrin?
Po po , Ariston Puka a qene. Ka qene një prokuror i gatshëm e kisha dhe në pallat po si duket kisha atë ndjesinë e revanshit anti-komunist.

Kishte qene dhe prokuror në kohën e komunizmit ?
Se di të kaluarën e tij në fakt pastaj ngeli prokuror deri vonë dhe pastaj na çoi letrat në gjykatë. Atë natë na mbajtën në rajon edhe e kisha si dilemë të brendshme ta shkruaja mos ta shkruaja se pastaj prokuroria e çoi në gjykatë me kërkesën që të mbyllej dhe që vendosi që nuk ishte fajtor. Edhe në fakt pa ta debate me dis miq, dhe më thanë që të mos e publikoja pasi nuk ishte vepër penale nuk ishte ndalim por faktikisht kishte ndodhur dhe mendova që ishte shumë e mirë për opinionin publik të shkruajnë do ishte shumë mirë edhe për transaprencë për çdo gjë. 

Ç'farë akuzash ju çuan në dokumete?
Thyerje shishe birre që ishte verifikim dhe nuk pati zhurma nuk pati ngjarje por shfaqja ishte kodi i vjetër ai i komunizmit dhe ishte shfaqje e huaj në shoqëri e pahijshme e cila nuk bënte vepër penale, nuk na u akuzua , nuk na mbajtën dhe e shkruajta se doja që çdo gjë të ishte e qartë dhe mbase nga eksperienca e këtyre viteve në administrim jam ruajtur nga këto ngjarje dhe është më i madh debati nëse gjërat nuk shkruhen dhe fillon debati pse e shkruajte pse nuk e shkruajte.

E mbani mend me cilët shokë keni qenë ?
Me shokët e klasës. Me katër shokë të ngushtë që jemi edhe sot shokë

Janë njerëz publik ?
Jo nuk janë. Janë nëpër zanatet e tyre të katërt janë në punë . Biznes privat, punë shteti po që janë njerëz që nuk kanë asnjë ngjarje negative në jetën e tyre. Por mendova shumë më mirë që ta shkruaja pasi ne politikanët duhet ta kemi këtë në jetën tonë edhe në atë traditën që gjërat duhet të evidentohen dhe pastaj ka ardhur koha që kushdo të merret me politikë dhe duhet ta sqarojë realisht të shkuarën e tij . Ka dhe kolegë që më thanë si e ke shkruar këtë sesa herë na kanë ndaluar ne nëpër rajone ose na ka ndalur policia se jeta kështu është.

Ne atëherë ishim studentë në vitet 94 ishte situata më e agravuar situata më e paqartë dhe shumë ngjarje kanë ndodhur po thash qe edhe për tu kundër përgjigjur debatit të madh kundër dekriminalizimit ose inkriminimin në politikë unë vazhdoj të mbetem që politikanët janë përfaqësues të një komuniteti të caktuar dhe kanë përfaqësuesit e tyre disa me probleme disa të mirë disa me ngjarje në jetën e tyre. Unë jam me atë që politikanët janë njerëz që kanë zgjedhje shumë të mirë në karrierat e tyre dhe është profesion i vështirë që kur ti nuk merr votë je jashtë . prandaj duhet të kemi kujdes si e ndërtojmë jetën tonë apo si e bëjmë transparencën. 

Ka disa që e shikojnë ndryshe nga ju. E shikojnë si një lëvizje perfide të Partisë Socialiste këtë deklarimin tuaj, për ta bërë procesin e dekriminalizimit qesharak domethënë ja ku përfundoi procesi që edhe zotin Klosin që e njihnim korrekt kur ka qene student theu një shishe birrë. Mendoni që kjo që keni bërë mundet të jetë mburojë për kolegë që keni në sallën e Parlamentit janë dënuar për vrasje ?

Është vendimarrja ime personale dhe nuk është se pyeta nga funksionarët e lartë të grupit tim për ta bërë këtë deklarim. Ishte deklarimi im dhe me këtë i shërbej transparencës dhe të dëshmojmë para qytetarëve gjithë jetën tonë dhe prapë them që bëra mirë sepse edhe pse mora disa tituj gazeta dhe disa portale e mbështetur nga e djathta se si transformohet situata shumë më të rënda se sa thyerja e disa shisheve birrë dhe prandaj u tregova transparent dhe askujt nuk i vjen asgjë e keqe.

Çfarë reagime patët nga kolegët dhe kusha e tha batutën ?
Nuk pati ndonjë reagim. Batuta më interesante ishte nga kolegët. Si e shkruan ti këtë se unë kam qënë 4 herë në rajon dhe se kam shkruar. I thash gabim ke bërë se është fshehja e të vërtetës dhe është shumë e rëndë. 

Kryeministri fare ju tha?
Nuk pata komunikim me kryeministrin për këtë moment pasi realisht nuk e shikoj që është një gjë do duhet të na shqetësojë dhe nuk është një ngjarje penale dhe s'kishte asnjë arrestim nuk ishte asnjë ditë e mbajtur në hetim por në ndërgjegjjen time duhet ta shkruaja. 

Ta heqim aspektin personal, procesin e dekriminalizimit në tërësi si e shihni ?
Ne jemi forca politike që e kemi pranuar historinë e dekriminalizimit, jemi forca politike që na kërkohej me forcë që ta bënim dhe u bë shumë mirë. Në parlament ne nuk kemi deputet që kapen nga ligji i dekriminalizimit e kundërta ndodh në grupin parlamentar. Në të gjithë historinë e saj Partia Socialiste ka qenë ajo që ka mbledhur elementët më pozitivë dhe më të votuar. Grupi parlamentar duhet të jetë një grup që përfaqëson interesat e të gjithë shoqërisë. Procesi i dekriminalizimit është një barrikadë për të ardhmen dhe nga kjo barrikadë s'duhet të kapërcejnë njerëz që kanë mbi vete krime, çështje gjyqësore.

Transparenca është gjëja më e mirë e këtij procesi dhe të gjithë duhet ta kuptojnë që jeta ka një moment që duhet ta bëjnë transparente. Në politikë në të gjithë botën ka një lloj ndjesie të brendshme që në vogëli që do futem në atë linjë dhe atë linjë ndjekin dhe zhvillojnë gjatë gjithë jetës së tyre dhe prandaj them që nga na globale kjo ngjarje është një ngjarje pozitive sepse do bëhet një si bllok për të gjithë ata që duhet të merren me poltikë të kenë të qartë nëse ka gjëra që i rëndojnë në jetën e tyre padyshim që të mos futen në politikë.

A mendoni se nëse krahasojmë listën e deputetëve të Partisë Socialiste në Legjislaturën 92, 96 ku gjysma ishin profesorë dhe gjysma tjetër kishin studiuar jashtë dhe të tjerët ishin studentë, drejtues të FRESH që të dy grupimet bashkë i kthyen Partinë e Punës në një të majtë evropiane. Këtë grup të 92, 96 a ju duket se është vite dritë larg nga grupi aktual duke pasur parasysh se 3 veta nga grupi i keni në qeli ?

Unë jam deputet në mandatin tim të 4 pra kam 4 parlamente që i jetoj. Nuk duhet të jemi fare refraktar për këtë situatë dhe duhet të mos harrojmë dhe vlerësimin për dhjetra profesorë që japin mësim në fakultet, ka shumë të shkolluar jashtë dhe njerëz që vijnë nga edukatat e ndryshme të shoqërisë dhe ka një realitet shumë më ndryshe në terrenin shqiptar. Nuk është më ajo përbërje demografike dhe perbërje intelektuale që ka qënë në fillim të viteve 90. Situata është bërë më agresive më e shpejtë. Në vitet 90 mos harrojmë që ndarja politike ka qënë pothuajse me thikë pra votohej një krah ose një tjetër por 100% e shoqërisë votonte të dy krahët e zgjedhjeve. Ndërsa tani duhet të kuptojmë që gara elektorale nuk shkon më 50% por shkon 33 % me 33% dhe një 33% ngelet e pavendosur për të votuar. Prandaj duhet të gjesh përfaqësues nga i gjithë terreni që të mbledhin vota. Në Amerikë një nga kandidatët që është për president është një njeri që nuk është marrë kurrë me politikë por me biznes. Ne po marrim dhe po fusim nga të gjitha shtresat. 

Atëherë s'kishte punonjës socialë mos ketë as tani. Pra sot ka ndryshuar mentaliteti po ndryshon edhe grupi parlamentar por në përgjithësi baza e grupit, njerëzit që bëjnë politikë dhe ata që përfaqësojnë partinë socialiste janë po të njëjtët ata që ju thatë pedagogët, profesorët, intelektualët , njerëz që vijnë nga fusha që të folurin e kanë profesion të tyre. Në asnjë rast nuk thashë të fortët , njerëz me rekorde të zymta por thash që listat bëhen me përfaqësues të komuniteteve . Ka ardhur koha që forca politike të mbajë përgjegjësi për emrat e zgjedhur. Me ligjin e dekriminalizimit e vërtetuam se në grupin tonë parlamentar nuk ka më elementë të cilët përbëjnë pjesë e këtij ligji të dekriminalizimit.

Cfarë ndodh në Partinë Socialiste. Ju bëtë një rezyme por ne si vëzhgues të jashtëm kemi konstatuar se ka qënë një parti shumë e hapur shumë demokratike që kishte debat ndërsa zërat kundërt janë totalisht të sfumuar, rsati i zotit Blushi është shembulli konkret që nuk e zgjodhët as në strukturat drejtuese ?
Nuk mendoj që ka ndryshuar gjë në Partinë socialiste, vazhdon të jetë një parti e cila pranon mendimin ndryshe, të le mundësinë e riciklimit. Është një parti qe ka funksionuar kështu nga fillimet e saj dhe vazhdon të funksionojë ashtu. Ka plot elementë që janë sot pjesë e drejtimit të partisë socialiste që s'kanë qenë dakord me qëndrimet e Edi Ramës ne vite prandaj kjo është forca e partisë socialiste. Forca jonë politike është një forcë që ka ndenjur dhe është kaq e madhe kaq e fortë sepse ka organizmin e brendshëm i cili i mbulon dhe këto probleme. Jemi forca që në 25 vjet nuk e kemi humbur në asnjë sekondë qënien forca e parë politike në vend dhe më progresive .

Më lejoni t'ia u përmbledh çfarë keni bërë tani me një rast konkret për të dyja temat që folëm. Rastin e kërcënimit të zotit Blushi nga kryetari i Bashkisë së Kavajës ju duket normale është e padëgjuar më parë nga Partia socialiste sa i përket veprimeve individuale gjithsecili mban përgjegjësitë e veta. Në rastin konkret kryetari i Bashkisë së Kavajas kërkoi falje dhe e bëri si përfaqësues i një komuniteti të caktuar dhe e bëri në veprime të ndërsjellta ndërmjet titullarëve të kësaj partie të cilët kanë pasur një komunikim që nuk ndodh kurrë me mua. Janë gjër që kanë ndodhur brenda suazës së vetë një jete konfliktuale që kemi sot në vend në aspektin personal. E dinë të gjithë që keni qenë mik me zotin Blushi , vazhdon e njëjta miqësi?

Me Benin kemi më shumë se 40 vjet që njihemi ,kemi qënë fare fëmijë dhe gjithë kohën ka qënë me këtë veprim të brendshëm që është shprehur. Unë gjithmonë kam pasur profil tjetër, jam përpjekur që të qëndroj besnik linjës së partisë. Fakti që për momentin kemi qëndrime të kundërta përsa i përket mënyrës se si funksionon Partia socialiste.

Nuk e konsideroni më pjesë të partisë socialiste ?
Jo nuk thash. Nuk është pjesë e gjykimit tim. Nuk mendoj se mund të bëjmë politikë duke hedhur një kunj në televizion dhe pastaj të marrim një kunj nga një televizion tjetër. Ne duhet të flasim në forume dhe bashkë më Benin kemi qenë pjesë dhe jemi anëtarë të vlerësimit të Partisë socialiste në vite , kemi të dy 16 vjet në Parlament. Ai ka bërë shumë më tepër dhe jemi në këto pozicione në bazë të votës që na japin qytetarët dhe socialistët.

Përse çdo 10 ditë Sali Berishën e përjashtoni nga salla e kuvendit kur dihet që si efekt zinxhir ka bojkotimin e Partisë Demokratike. Nga njëra anti ftoni bashin në tryeze nga tjetra përjashtoni Berishën nga kuvendi ? Mos jeni dhe ju pjese e kësaj?

Porsa i përket reformës në drejtësi unë kam bindje që do të votohet dhe historia jonë është pak me opinionin publik. Derisa opinioni publik e pret prej kaq shumë kohësh dhe presin që nga reforma në drejtësi të kemi një realizim demokratik. Politika të veprojë në përputhje me interesat e qytetarëve. Unë jam të bëhet një ditë e më parë

Do doja ta vazhdonim bisedën për punësimin, sfidën më të madhe të kësaj qeverie është ajo çka mbulon dikasteri juaj në mënyrë të drejtpërdrejt. A vazhdoni ti qëndroni idesë se keni hapur 173 mijë vende pune ?

Këto nuk janë shifra që janë bërë në zyrat tona. Këto janë fakte që funksionojnë nga vetë në regjistrin e vetë pensioneve. Kush të dojë le të vijë nesër dhe të shikojë që në regjistrin e pensioneve aty ku kontribuojnë të gjithë që është regjistri më i mbrojtur sepse janë kontributet e gjithë atyre që punojnë dhe presin të përfitojnë nga kontributi për listën e pensioneve që janë shtuar mbi 200 mijë dhjetra vetë. 

Ju po thoni se e keni tejkaluar 200 mijë ?
Po se janë 176 mijë kontribuues të shtuar në listën e pensioneve si pasojë e bizneseve dhe vendeve të reja të punës dhe janë mbi 40 mijë kontribuues që vijnë në listën e pensioneve si pasojë e personalizimit të tregut të punës në fshat. Pra lista e atyre që kontribuojnë sot për listën e pensioneve mund ta marrë dhe ta ketë publike. Ai debati që kemi ne për punën dhe për hapjen e vendeve të reja është debat që do shumë guxim dhe ne e pranojmë çdo ditë që ai vjen dhe padyshim jemi të gatshëm të ofrojmë shifra dhe fakte se ku janë vendet e reja të punës. Në atë shifër që ju thatë mbi 200 mijë njerëz të rinj të shtuar në sektorin e ndihmës së pensioneve. 

Këta janë të formalizuar apo janë realisht ekonomia shqiptare ka qenë gjeneruar kaq vende pune ?
Kjo nuk është një gjë e ndarë nga njëra tjetra në sytë e shifrave zyrtare vende të reja pune, njerëz të rinj, kontribuojnë në sistemin e punësimit dhe përfitojnë nga skema e pensioneve. Sot po të shikosh skemën e pensioneve ka marrë një hop cilësor q vjen nga kontributi i vetë këtyre qytetarëve të interesuar për të qenë pjesë e kësaj skeme . Por dhe nga vendet e reja të punës janë evidentuar në shumë e shumë biznese të reja. Kemi një problem të madh i cili është ai i mos përputhjes së tregut të punës me kërkesat e papunësisë në vendin tonë.
 

Redaksia online
(s.m/ m.ç/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi