Bleona Mata ndodhet në Londër?
Prokuroria e Policia rihapin hetimet

Bleona Mata ndodhet në Londër?<br />Prokuroria e Policia rihapin hetimet
Një ditë pasi Report Tv publikoi apelin e nënës së Bleona Matës dhe fotot ku nëna pretendon se është Bleona, Policia e Kukësit dhe Prokuroria janë vënë në lëvizje duke rihapur dosjen për kërkimin e vogëlushes së zhdukur 6 vite më parë.

Burime zyrtare nga Policia e Kukësit bëjnë me dije se është marrë dëshmia e nënës së Bleonës, Bukurie Veizi dhe janë administruar si provë fotot që sipas nënës së Bleonës i janë dhënë nga një emigrant shqiptar në Londër.

Dy vite pasi dosja ishte arkivuar, tashmë organet hetimore kanë nisur punën për verifikimin e këtyre fotove dhe për të saktësuar nëse në to është vërtetë Bleona Mata apo ndonjë vajze tjetër që mund të ketë ngjashmëri me të. Gjithashtu policia dhe prokuroria do të hetojnë edhe mbi personat që i kanë dhënë informacion nënës së Bleona Matës dhe për të saktësuar nëse këto informacione janë të sakta. 

Sipas pohimit të Bukurie Veizit për Report TV, një emigrant shqiptar në Londër i ka pohuar se e ka parë vajzën dhe i ka dërguar asaj foto nëpërmjet Skype-t. Vendndodhja e fundit e Bleonës, nisur nga versioni i Bukurie Veizit është Londra. 

Duke iu referuar informacioneve që i ka dhënë emigranti nga Londra, nëna e Bleona Matajt pohon se fillimisht vajza ka qenë në Shqipëri, për të kaluar më pas në Greqi e prej andej në Maqedoni, ku është mbajtur nga një shtetas maqedonas me emrin Mehmet Xheladinovski.

Ky i fundit, sipas Bukurie Veizit, është edhe personi që e mban aktualisht në Londër, Bleonën dhe i ndryshon vendndodhjen herë pas here për të mos u gjetur nga policia. Më tej nëna e Bleonës deklaron se nga ana e shtetasit maqedonas ka pasur edhe një kërkesë për para në këmbim të dorëzimit të vajzës. Sipas saj, maqedonasi që mban aktualisht Bleonën në Londër ka kërkuar 20 mijë euro që t'i kthejë vajzën.

Pikërisht këto deklarime dhe fotot janë provat e reja që shtynë policinë dhe prokurorinë që të rihapin çështjen dhe të verifikojnë këto fakte të reja. Edhe pse dosja ka qenë e pezulluar për afro dy vite kërkimet për Bleona Matën nuk janë ndërprerë asnjëherë.

bleona mata
(Bleona Mata)

bleona mata

bleona mata

bleona mata
(Foto të publikuara nga nëna e Bleonës, e cila pretendon se vajza në foto është e bija  Bleona Mata dhe se ndodhet në Londër)


Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ 24-vjeçari plagoset me armë zjarri, paraqitet në spital! Rrethanat e paqarta

Durrës/ 24-vjeçari plagoset me armë zjarri, paraqitet në spital! Rrethanat e paqarta