Ajo dukej magjepsëse me një fustan të kuq të bukur dhe ajo për një kohë të gjatë ishte në objektivin e fotoaparateve të shumtë, ndërsa edhe është intervistuar në tapetin e kuq.
“Grey Goose” është një shoqatë bamirëse e cila përmes fondeve të saj mundëson mbështetje për gratë dhe familjet që të janë të infektuara me virusin HIV në Kamboxhia dhe Rusi, por gjithashtu ndihmon edhe personat me HIV në Britani të Madhe.
Pjesëmarrësit në këtë ngjarje, të gjithë nga bota e famës, japin donacione të ndryshme, si përmes donacioneve të drejtpërdrejta, ashtu edhe duke marrë pjesë në ankand, ndërsa darka në këtë ngjarje, paguhet duke filluar me një çmim prej 450 funtesh, të cilat shkojnë për shoqatën.