Bleona Qereti në krahët e Jeffry Sanke

Bleona Qereti në krahët e Jeffry Sanke
Ajo shfaqet ndryshe çdo herë që ka një performance, energjike, drithëruese, provokuese dhe shumë spontane. Bleona Qereti, këngëtarja e famshme shqiptare kërkon me çdo kusht famë dhe sukses. E për t’ia arritur kësaj ajo nuk resht së punuari dhe kërkuari. Aktualisht ajo është duke ngjitur shkallët e karrierës ndërkombëtare. Pas deputimit të saj në Tiranë, ajo është shfaqur duke performuar në mbrëmjen e festës së përvitshme të gay-ve në Palm Springs – California.



Shfaqja, e quajtur “White Party”, ku Bleona i është përshtatur më së shumti dhe në ngjyrën e veshjes së saj të bardhë, tejet tw hapura, ku ekspozon linjat e saj, shfaqet tejet provokuese dhe tërheqëse.



Kjo performancë e Bleonës erdhi pas ftesës së organizatorit të këtij eventi, Jeffrey Sanker, i cili e ka ftuar yllin shqiptar për të prezantuar këngën e saj më të re për tregun amerikan, “Without You”. Në fotot e publikuara nga kjo “party” ajo shihet të jetë tejet miqësore me Jefry Sanker dhe miqtë e tjerë ku ka pozuar më së shumti.

Sakaq nuk kanë munguar dhe komentet në rrjetin social Twitter të vetë Bleonës, ku ajo shprehet tejet e lumtur dhe e kënaqur mbi këtë performancë, e po ashtu dhe Jefry në rrjetin e tij socialë ka publikuar foto të Bleonës gjatë performancës së saj. Këngëtarja shqiptare ka qenë e ftuara speciale mes emrave të rëndësishëm në industrinë e muzikës botërore, si: J.Lo, Lady Gaga, Kesha etj.



Këtë vit qe radha e Bleonës, e cila qëndroi në axhendën e aktiviteteve përkrah një emri shumë të njohur siç është Carmen Electra. Në site-n ku prezantohen aktivitetet, shkruhet se shfaqja në fjalë i dedikohet muzikës që duan gay-t, më konkretisht, një nga festivalet më të mëdha për muzikën që kërcen ky komunitet në botë.
Vetëm para pak ditësh ajo u shfaq në një koncert në Tiranë ku performoi në një nga sheshet kryesore të qytetit dhe në spektaklin e “X Factor” si e ftuara speciale, nga ku dhe udhëtoi drejt Amerikës për koncertin në fjalë.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit “THASH&THEM” të gazetës “Shqiptarja.com”

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

1/3
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë