Këngëtarja shqiptare Bleona Qerreti është kthyer në vendlindje dhe po shijon disa ditë pushimi në jug të vendit. Me një postim në Instagram, Bleona shfaqet në plazhin e Jalës në shoqërinë e babait të saj dhe qenit Jonny.
"Shqipëria ime." ka shkruar Bleona.
Përveç pushimeve, Bleona ka treguar në disa InstaStory se po merret edhe me muzikë. Në një postim, Bleona ka lënë të dyshohet se do të jetë pjesë e Festivalit të 63-të të Këngës.
Ndonëse pjesëmarrja e saj nuk është konfirmuar, ripostimi i fotos tregon se ylli i muzikës shqiptare do të kthehet sërish me muzikë të re, dhe pse jo edhe të konkurroje per te përfaqësuar vendin tonë në Eurovision 2025.